Sandra Cvetkoviq është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Keqpërdorim i mundësive dhe i serbëve në Kosovë. Kështu e komentojnë në Beograd e në Prishtinë deklaratën e zyrtarit serb, Igor Popoviq, i cili Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e quajti organizatë terroriste.
Në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të caktuara për 12 tetor, brenda komunitetit serb po shtohen zërat që kërkojnë bashkim dhe krijim të një platforme të përbashkët veprimi.
Të gjitha vendimet e marra nga ministrat në Qeverinë në detyrë mund të kundërshtohen në gjykatë dhe të përmbysen.
Pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se për çfarë lloj përshkallëzimi të situatës bëhej fjalë, çfarë rreziku specifik për sigurinë ekzistonte dhe kur, nuk iu përgjigj as Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.
Një kompani nga veriu i Kosovës, në pronësi të një të akuzuari për pastrim parash, ka përfituar kontrata publike me vlerë miliona euro nga buxheti i Serbisë – madje edhe pas sulmit të armatosur në Banjskë.
Kompania “Rad 028” nga Zveçani, në pronësi të biznesmenit nga veriu i Kosovës, Radulle Steviq, i akuzuar për përfshirje në sulmin e armatosur në Banjskë, është angazhuar në punë me vlerë mbi 3.4 miliardë dinarë, apo rreth 30 milionë euro.
Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur gur themelin për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut me atë të Veriut, njërën për këmbësorë dhe tjetrën për automjete.
Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, “qytetarët do të jenë të gatshëm t’i marrin të gjitha masat ekzistuese të mosbindjes civile”.
Planet e Qeverisë në detyrë të Kosovës për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicën e ndarë, shkaktuan reagime të ashpra në mesin e serbëve lokalë, të cilët e shohin këtë veprim si provokim politik dhe jo si mjet për lidhjen e komuniteteve.
Nga akuzat për frikësim dëshmitarësh, deri te ato për krime lufte dhe sulm të armatosur. Pse nuk arrestohet dot Millan Radoiçiq, pavarësisht pesë fletarrestimeve në Kosovë? Si është e mundur që ai ende lëviz i lirë, dhe çfarë roli luan Serbia në këtë histori të ndërlikuar?
Dëgjimi i kryetarit të Listës Serbe, Zllatan Ellek, para Prokurorisë Speciale në Prishtinë, që ishte caktuar për 18 qershor, është shtyrë, pasi avokati i tij është sëmurë.
Seanca e parë gjyqësore për rastin e masakrës në Mejë dhe në fshatrat tjerë në rajonin e Gjakovës mbahet të hënën, më 16 qershor, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Aktivistët e shoqërisë civile besojnë se zgjedhjet e ardhshme lokale janë me rëndësi thelbësore për pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës.
Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriq dhe Zajeçar pritet të jenë testi i parë elektoral për pushtetin dhe opozitën në Serbi, që nga shpërthimi i protestave studentore pas tragjedisë në Novi Sad.
Familja 3-anëtarëshe Danilloviq nga Leshaku, në veri të Kosovës, ka edhe rreth 20 ditë afat për të shembur shtëpinë e ndërtuar në mënyrë të paligjshme; në të kundërtën, ajo do të rrënohet nga një kompani për rrënime të tilla, me shpenzimet e saj.
Rreth 15 familje serbe në Leshak, në veri të Kosovës, janë urdhëruar që t’i shembin ndërtimet pa leje nga tokat që janë pronë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Banorët kërkojnë legalizim të pronave dhe thonë se nuk ikin nga përgjegjësitë.
Autoritetet kosovare kanë filluar zbatimin e një plani operativ, mbi bazën e të cilit është formuar një grup pune që do të merret ekskluzivisht me ngacmimin seksual të grave në veriun e Kosovës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.
Dy vjet pas përleshjes së dhunshme në Zveçan mes protestuesve serbë dhe trupave të KFOR-it, situata në veri të Kosovës mbetet e brishtë.
Derisa Lista Serbe u bën thirrje vendeve të QUINT-it të përfshihen në gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për funksionimin e ndërmarrjes Ujësjellësi Ibër, autoritetet e Kosovës po vazhdojnë me mbylljen e institucioneve që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.
Qeveria e re e Gjermanisë, e udhëhequr nga Friedrich Merz, duhet të marrë një rol udhëheqës në politikën e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe të kontribuojë në zhvillimin e një qasjeje strategjike ndaj rajonit, vlerëson Bodo Weber.
Shfaq më shumë