Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se “e njeh të drejtën” e qindra mijëra njerëzve në gjithë botën, që protestuan në mbështetje të “Marshit të grave”, në Uashington kundër tij.
Qindra mijëra protestues dolën në rrugë, nëpër qytetet në të gjithë botën më 21 janar, për të treguar solidaritet me protestën në Washington, e quajtur "Marshi i grave", kundër presidentit të sapo-inauguruar të SHBA-së, Donald Trump.
Më 20 janar, në Uashington është bërë inaugurimi i presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka mbajtur konferencën e fundit për gazetarë, përpara se të përfundojë mandatin. Ai është ndalur veçanërisht te marrëdhëniet me Rusinë, duke thënë se sanksionet kundër Moskës duhet të mbeten në fuqi derisa ajo të ndryshojë qasjen ndaj Ukrainës. Obama ka folur edhe për konfliktin izraelito-palestinez, për rastin e Chelsea Manning e të tjera.
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dhënë një intervistë për mediat britanike dhe gjermane, ku, pos tjerash, ka thënë se do të donte marrëveshje me Rusinë për reduktimin e armëve bërthamore dhe ka kritikuar kancelaren gjermane, Angela Merkel, për pranimin e mbi një milion migrantëve në Gjermani.
Sean Spicer, ndihmës i afërt i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka hedhur poshtë një raport të publikuar, se planifikohet një takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Islandë, që do të ishte udhëtimi i tij i parë i jashtëm si president.
Michael Flynn, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka marrë një thirrje nga ambasadori i Rusisë, muajin e kaluar, në ditën e njëjtë kur presidenti, Barack Obama, i ka shpallur sanksionet e reja kundër Rusisë, për akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara.
Të nominuarit e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për të udhëhequr Pentagonin dhe CIA-n e kanë cilësuar Rusinë si aktor agresiv dhe kanë thënë se mbështesin një qasje më të rreptë ndaj saj. Deklaratat janë ndryshe nga retorika e dëgjuar deri më tash e administratës së re amerikane.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, në fjalimin e tij lamtumirës, më 10 Janar, tha se po e lë kombin më të fortë se sa më parë, por Amerikanët duhet të punojnë që të kapërcejnë ndarjet e thella që kërcënojnë të zhbëjnë unitetin e Amerikës së qëllimit dhe fuqisë
Shfaq më shumë