Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka arritur në Havai, ku pritet të vizitojë bazën ushtarake Pearl Harbor, së bashku me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama. Vizita është e para në disa dekada e një kryeministri japonez. Pearl Harbor ka qenë vendi ku ka sulmuar Japonia 75 vjet më parë, duke e tërhequr SHBA-në në Luftën e Dytë Botërore.