Një panel i ekspertëve të pavarur i Kombeve të Bashkuara ka konstatuar se themeluesi i ueb-faqes Wikileaks, Julian Assange, është “ndaluar në mënyrë arbitrare” në ambasadën e Ekuadorit në Londër dhe se duhet të lirohet dhe të kompensohet.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, ka thënë këtë javë se Shtetet e Bashkuara përballen me kërcënime të shtuara të sigurisë dhe ka kërkuar rritje të buxhetit të mbrojtjes për të luftuar, siç ka thënë, agresionin rus.
Parlamenti Evropian, miratoi të enjten një rezolutë për Kosovën, duke i bërë thirrje për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë.
Sulmet ajrore të SHBA-së kanë shkatërruar një radio-stacion të të ashtuquajturit Shtet Islamik që operonte në lindje të Afganistanit. Radioja Zëri i Kalifatit në mënyrë të paligjshme ka transmetuar propagandë ekstremiste.
Përderisa Evropa Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shtrënguar ligjet mbi dronët, shtetet e ish-bllokut komunist kanë qenë më të ngadalta në drejtim të mbylljes së qiejve të tyre për mjetet ajrore pa pilot. Gjatë dy viteve të kaluara, fotografi i Radios Evropa e Lirë, Amos Chapple e ka shfrytëzuar mirë hapësirën e lirë ajrore për të kapur disa pamje unike të monumenteve që i takojnë të kaluarës sovjetike.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sondazhet sugjerojnë se kandidati Donald Trump është në epërsi në mesin e republikanëve, ndërsa te demokratët, vërehet një epërsi e lehtë e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
Yelizaveta Aliyeva ende shpreson për më të mirën. Por, ajo ka frikë nga më e keqja tash e katër muaj, që kur motra e saj, Marem, është zhdukur nga shtëpia në Kaukazin Verior të Rusisë.
Votimi preliminar, ai partiak, Kolegji Zgjedhor dhe konventat: Rruga drejt Shtëpisë së Bardhë i paraprinë një shtegu gjarpërues e ndonjëherë edhe konfuz.
Fshati Novkhany, në afërsi të Bakusë në Azerbajxhan, ndodhet pranë një fushe të naftës. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Petr Shelomovskiy e vizitoi këtë fshat për të dokumentuar jetën e përditshme të fermerëve lokalë dhe banorëve të tjerë të fshatit.
Hakeri kosovar, Ardit Ferizi, është paraqitur të mërkurën për herë të parë para një gjykate amerikane, nën akuzat për dërgimin e të dhënave personale të mbi 1000 pjesëtarëve të ushtrisë amerikane te Shteti Islamik.
Në raportin më të ri të organizatës Transparency International, Kosova ka shënuar përparim për shtatë pozita në luftën kundër korrupsionit. Përparim kanë shënuar edhe vendet e tjera të rajonit, përveç Maqedonisë.
Në raportin e fundit të organizatës Freedom House, mbi të drejtat politike dhe liritë civile, Kosova është radhitur si pjesërisht e lirë, edhe për vitin 2015.
I ashtuquajturi Shtet Islamik ka publikuar një video, që, me sa duket, tregon nëntë sulmuesit e dyshuar të Parisit, më 13 nëntor të vitit të kaluar. Në video thuhet se ekstremistët “kanë sjellë Francën në gjunj”.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka ritheksuar mbështetjen për Arabinë Saudite, duke thënë se dy vendet kanë një miqësi të fortë si kurrë më parë.
Shfaq më shumë