Përderisa Evropa Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shtrënguar ligjet mbi dronët, shtetet e ish-bllokut komunist kanë qenë më të ngadalta në drejtim të mbylljes së qiejve të tyre për mjetet ajrore pa pilot. Gjatë dy viteve të kaluara, fotografi i Radios Evropa e Lirë, Amos Chapple e ka shfrytëzuar mirë hapësirën e lirë ajrore për të kapur disa pamje unike të monumenteve që i takojnë të kaluarës sovjetike.
Një pamje mbi Evropën Lindore
1
Yerevan, në Armeni. Një shtesë e lehtë e borës mbulon “Memorialin e Gjenocidit”.
2
Malet Qendrore Ballkanike në Bullgari. Monumenti i braktisur komunist i Buzludzhës.
3
Loket, në Republikën Çeke. Qyteti është emëruar në bazë të fjalës çeke ‘bërryl’; një referencë kjo e lumit që e rrethon qytetin.
4
Moska, në Rusi. “Sheshi i Kuq”, në një mëngjes të pastër vjeshte.