Sipas parashikimeve të mediave amerikane, demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donal Trump kanë fituar në zgjedhjet e kandidatëve në New York. Tani ata janë një hap më afër fitores së nominimit nga partitë respektive, për të garuar kundër njëri tjetrit për Shtëpinë e Bardhë në nëntor.
Zyrtarët në Afganistan kanë bërë të ditur se militantët talibanë kanë sulmuar një zyrë të agjencisë kryesore për siguri në Kabul, duke vrarë së paku 28 veta dhe plagosur mbi 300 të tjerë.
Vendet prodhuese të naftës takohen të dielën në Katar, për të diskutuar rreth mundësive të ngrirjes së prodhimit të naftës, me qëllim të rritjes së çmimeve globale. Takimi në Doha mbledh 15 vende, shumica e të cilave janë anëtare të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës. Irani ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë.
Papa Françesku ka vizituar qendrën e migrantëve në ishullin grek të Lesbosit. Aty ai është takuar me qindra migrantë, të cilët kanë ikur nga zonat e luftës apo varfëria, në kërkim të një jete më të mirë.
Dy ekspertë të pavarur të Kombeve të Bashkuara i kanë bërë thirrje organizatës botërore që të zbatojë opinionin e një Paneli Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeriut, i cili kërkon ta bëjë përgjegjës UNMIK-un për shkak se ka lënë disa familje rome të jetojnë në kampe të helmuara.
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore thonë se duket se Koreja Veriore ka dështuar në përpjekjen për lansimin e një rakete, me të cilën me gjasë shënohej edhe ditëlindja e themeluesit të këtij vendi, Kim Il-Sung.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se grupi militant Shteti Islamik është duke humbur territor dhe udhëheqës të tij të lartë. Ai ka thënë se koalicioni ndërkombëtar do të vazhdojë me të njëjtin vrull luftën kundër grupit ekstremist.
Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar të mërkurën raportin vjetor për të drejtat e njeriut. Në pjesën për Kosovën, pengimi i punës së Kuvendit nga opozita përmendet si një nga problemet më serioze.
Zhvillimet e fundit në Siri, në një mënyrë, janë tejet të rëndësishme dhe mund të kenë pasur ndikim të madh në luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS). Por, ato megjithatë, janë të mjegulluara me mite, shtrembërime dhe premtime false.
Organizata Freedom House ka publikuar të martën raportin për nivelin e përparimit demokratik në vendet në tranzicion. Kosova, në këtë raport, përshkruhet si “regjim gjysmë i konsoliduar autoritar”.
Qyteti historik Samarkand, që ndodhet në një luginë në verilindje të Uzbekistanit, konsiderohet si një nga qytetet më të mira në Azinë Qendrore, dhe një udhëkryq që ngërthen në vete historinë dhe kulturën. Qyteti, që i është shtuar listës botërore për Trashëgimi Kulturore të UNESCO-s në vitin 2001, njihet për mënyrën e ruajtjes së ndërtesave historike. Kjo galeri krahason fotografi të lokacioneve historike të qytetit me pamje të shekullit 19.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe ministra të tjerë të Jashtëm të G7-ës, apo grupit të fuqive ekonomike, kanë vizituar të hënën Memorialin e Hiroshimës në Japoni. Kerry është kryediplomati i parë amerikan që ndalon atje. Në Hiroshimë, Shtetet e Bashkuara kanë hedhur bombën e parë atomike në histori.
Prokurorët belgë kanë njoftuar të dielën se grupi terrorist, që ka sulmuar Brukselin më 22 mars, ka pasur fillimisht në plan të sulmojë Francën.
Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka qenë nën presion të madh këtë javë, pasi emri i babait të tij u përmend në të ashtuquajturat Letra të Panamasë. Protestuesit në Londër, ndërkaq, kanë kërkuar dorëheqjen e Cameronit.
Si reagojnë islandezët dhe rusët ndaj zyrtarëve të tyre të implikuar në skandalin e Letrave të Panamasë?
Një votim i konsideruar në masë të madhe simbolik në Holandë, ka reflektuar dridhje nëpër gjithë Bashkimin Evropian, ndërsa Ukrainës ia ka përkujtuar se për shumë evropianë mbetet një shtet i jashtëm.
Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International ka publikuar raportin e fundit për dënimet me vdekje dhe ekzekutimet në vitin 2015. Sipas këtij raporti, një përqindje e madhe e ekzekutimeve gjatë vitit të kaluar janë kryer në Iran, Pakistan dhe në Arabinë Saudite.
Rrjedhja e mbi 11 milionë dokumenteve nga një firmë ligjore në Panama ka zbuluar se si elitat globale, përfshirë bashkëpunëtorë të presidentit rus, Vladimir Putin, kanë të fshehura shuma të mëdha parash.
Panama Papers, grup i reporterëve investigativë, kanë dokumentuar transferin e parave të dyshimta dhe regjistrat sekret të ndërmarrjeve ku përfshihen edhe dhjetëra liderë botërorë e zyrtarë publik në gjithë botën.
Të hënën ka nisur kthimi i migrantëve dhe refugjatëve nga Greqia në Turqi, bazuar në marrëveshjen e marsit, të arritur ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë, për krizën me migrantë.
Shfaq më shumë