Qyteti historik Samarkand, që ndodhet në një luginë në verilindje të Uzbekistanit, konsiderohet si një nga qytetet më të mira në Azinë Qendrore, dhe një udhëkryq që ngërthen në vete historinë dhe kulturën. Qyteti, që i është shtuar listës botërore për Trashëgimi Kulturore të UNESCO-s në vitin 2001, njihet për mënyrën e ruajtjes së ndërtesave historike. Kjo galeri krahason fotografi të lokacioneve historike të qytetit me pamje të shekullit 19.
Një qytet ‘i ngrirë’ në histori
1
Mauzoleu ‘Amir Temur’ fillimisht ishte ndërtuar në shekullin 14.
2
Rruga Tashkent në Samarkand.
3
Në shekullin 15, xhamia ‘Bibi-Khanym’ ishte njëra prej xhamive më të mëdha në botën islame.
4
Xhamia origjinale e ‘Hazrat-e Khizr’ ishte shkatërruar nga Xhingis Kani, por më vonë ishte rindërtuar ndër shekuj.