Nadije Ahmeti është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Shpenzimet për fushatë pritet të publikohen 30 ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, por ajo çka dihet deri më tani është se vetëm në Facebook, partitë dhe kandidatët kanë shpenzuar mbi 200 mijë euro në sponsorizime.
Veton Morina, 13 vjeç, Ideal Rama, 15 vjeç, dhe Ramë Mehmetaj, 15 vjeç, humbën jetën më 1 shkurt nga shembja e një objekti të vjetër në Jabllanicë - pjesa jugperëndimore e Kosovës.
Fjalimet në fushatën zgjedhore në Kosovë janë të gjata dhe të zhurmshme, por rrallë për arsimin. Kandidatët politikë kanë përqendruar vëmendjen te rritja ekonomike, hapja e vendeve të reja të punës, mbështetja për bizneset, sulmet për njëri-tjetrin...
Vit pas viti, hartohen strategji e bëhen premtime, por sistemi i arsimit në Kosovë mbetet i njëjtë - i dominuar nga metodat e vjetra të mësimnxënies dhe mungesa e teknologjisë. Ekspertët e quajnë këtë “padrejtësi ndaj fëmijëve”.
Fushata zgjedhore në Kosovë është një garë milionëshe. Ndonëse partitë politike janë të obliguara t’i raportojnë shpenzimet, vëzhguesit e zgjedhjeve ngrenë shqetësime për transparencën e donacioneve që ato marrin.
Prodhuesit kosovarë ankohen vazhdimisht për Tatim të lartë mbi Vlerën e Shtuar, për ekonomi joformale, kamata të larta për kredi, mungesë infrastrukture, jostabilitet me rrymë e të tjera.
Çdo sezon zgjedhjesh në Kosovë, ata që synojnë pushtetin, e vërshojnë publikun me premtime. Miliona euro për bizneset prodhuese. Lehtësira në menaxhimin e tyre. Bum në eksport. Të gjitha tingëllojnë mbresëlënëse, por janë thjesht premtime të ricikluara.
Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit do të garojnë mbi 1.200 kandidatë, prej të cilëve do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit, dhe katër kandidatë për kryeministër.
Kosova, me mbi 2 milionë votues të regjistruar brenda dhe jashtë vendit, mban zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt.
Mbi 125 mijë votues të rinj që i kanë mbushur 18 vjet në mes të dy proceseve zgjedhore në Kosovë më 9 shkurt do të mund të zgjedhin se kush do t’i përfaqësojë ata dhe interesat e tyre gjatë katër vjetëve të ardhshëm.
Për qejf a për zor, shumica e të rriturve kosovarë jetojnë me prindërit. Nëse dikush e sheh këtë si prapambetje, i ngjashëm është trendi edhe në disa vende të Perëndimit.
As gjashtë, as shtatë, por pesëdhjetë vjeçe në klasë të parë! Dikujt mund t’i duket e pabesueshme, e shumëkush mund të habitet, por aq i kishte një grua nga pjesa qendrore e Kosovës, kur nisi të shkollohej tre vjet më parë.
Kosova ka rritur sasinë e importit të energjisë elektrike viteve të fundit, për t’i mbuluar kërkesat e konsumatorëve përballë mungesës së prodhimit. Çmimi për rrymë gjatë periudhës 2017-2024 ka pësuar rënie dhe ngritje.
Përfaqësueses të shoqërisë civile konsiderojnë se kjo praktikë duhet ndërpritet sepse është e paligjshme dhe dëmton buxhetin e shtetit me mbi 51 milionë euro në vit.
Deri në tetë orë pa energji elektrike janë përballur dy pronarë të kompanive prodhuese nga Ferizaj dhe Malisheva. Kjo situatë ka vështirësuar procesin e prodhimit të tyre dhe ka rritur shpenzimet.
Disa e kursejnë, e disa edhe e paguajnë. Por, shumica e qytetarëve në veri të Kosovës thonë se ende nuk janë krijuar kushtet për të paguar energjinë elektrike.
Njëqind e gjashtëdhjetë çerdhe për fëmijë premtoi Qeveria e tanishme e Kosovës në vitin 2021, kur mori detyrën.
Iljasa Fazliu, logoped dhe defektolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është në fokus të një stuhie kritikash për sjelljen e tij.
Në disa prej rrugëve kryesore të Kosovës punët kanë nisur vite më parë, mirëpo ende mbesin të papërfunduara. Në mesin e rrugëve të papërfunduara janë magjistralet Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Pejë dhe autostrada Prishtinë-Gjilan.
Rruga Komoran - Drenas - Skënderaj, një qendër e mjekësisë familjare në Drenas, një çerdhe në komunën e Malishevës, një fushë sporti po në këtë komunë janë vetëm disa nga dhjetëra projektet kapitale të planifikuara për këtë vit, por që nuk u realizuan.
Shfaq më shumë