Nadije Ahmeti është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe profesorët e ekonomisë tërheqin vërejtjen se rritja e pagave së fundi, nuk ka bazë ligjore dhe se është premtuar vetëm për “përfitime zgjedhore”.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave nga janari i vitit të ardhshëm, është hap i duhur për Blendi Hasajn, drejtor ekzekutiv në Institutin për Hulumtime të Avancuara, GAP, në Prishtinë.
Kolona prej kilometrash në anën serbe të kufirit kanë nisur të bëhen prej se Kosova ka hequr pjesërisht ndalesën e importit të mallrave nga Serbia më 7 tetor.
Në Kosovë, çdo person që arrin moshën 65-vjeçare, ka të drejtë për pensionin bazik apo të moshës, i cili paguhet nga buxheti i shtetit, pavarësisht kontributeve të tij.
Një 20-vjeçar nga Prishtina ka bërë me sukses udhëtimin e mundimshëm nga varësia prej drogave deri te shërimi. Për gati katër vjet thotë se ka jetuar në një botë që sot nuk i duket reale - shpesh i çorientuar dhe në ankth.
Dymbëdhjetë vjet më parë, Nadire Hasani nuk e imagjinonte se do të bëhej një fermere e suksesshme.
Në kohën kur teknologjia i lidh njerëzit si kurrë më parë, ajo i hap rrugë edhe një realiteti shqetësues: ngacmimit kibernetik - sidomos ndaj grave.
Kosova tani do të përfaqësohet nga institucionet dhe zyrtarët e saj në Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), dhe jo nga përfaqësues të Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).
Skemat pensionale dhe sociale e rëndojnë jashtë mase buxhetin, thonë ish-zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Qeveria e Kosovës njoftoi më 7 tetor një rritje prej 20 për qind të pensioneve që financohen nga shteti. Nga kjo rritje do të përfitojnë edhe mijëra pensionistë që kanë më pak se 15 vjet stazh pune para luftës së viteve 1998-99 e që përfitojnë vetëm pension të moshës.
Nga viti 2019 e këndej, vlera e produkteve që Kosova ka eksportuar në shtetet anëtare të Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), ka arritur në rreth 1.6 miliard euro
Përdoruesit e veturave elektrike në Kosovë pritet të mos paguajnë taksë të regjistrimit, meqë nuk e ndotin ambientin.
Gjatë këtij viti, për herë të parë që nga paslufta më 1999, në shëtitoren kryesore të Mitrovicës së Veriut janë hapur disa biznese me pronarë shqiptarë.
Kombinati metalurgjik Trepça nuk ka arritur deri më tash të prodhojë as gjysmën e produkteve të përshkruara në planin e tij të biznesit për vitin 2024, kryesisht për shkak të grevave të punëtorëve dhe mungesës së lëndës së parë.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagës minimale mund të konsiderohet i paligjshëm, pasi ajo nuk i ka respektuar ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës, thotë Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi.
Me vendim të komunës së kryeqytetit, mësimi gjithëditor do të zhvillohet për herë të parë për nxënësit e klasave nga e para deri në të pestën.
I sfiduar nga një fatkeqësi që i ndodhi në moshën 11-vjeçare, Grevist Bytyqi gjeti forcën që të bëhej një atlet i suksesshëm dhe tani po bën historinë, duke u bërë paraatleti i parë i Kosovës që merr pjesë në Lojërat Paralimpike, të cilat zhvillohen në Paris nga 28 gusht deri më 8 shtator.
Vetëm katër logopedë që trajtojnë fëmijë me probleme në të folur, punojnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku shërbimet i ofrojnë falas.
“Legjislacioni në Kosovë i trajton [investitorët nga diaspora] në mënyrë të barabartë dhe të njëjtë sikur çdo investitor tjetër të huaj", thotë Lirim Krasniqi nga organizata Germin që merret me çështje të diasporës.
Punonte si ekonomiste për një kompani private në Prishtinë, por Kaltrina Rexhepi – Hasani, vendosi të dorëhiqej dhe të merrej me bujqësi.
Shfaq më shumë