Krenare Cubolli është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Gentiola Madhi, hulumtuese e çështjeve evropiane dhe të atyre të Ballkanit Perëndimor beson se ka hapësirë për krahasim në mes të izolimit që përjeton Kosova, në mungesë të liberalizimit të vizave, me atë të vendeve të Bashkimit Evropian, teksa luftojnë koronavirusin e ri.
Fjoralba Krapi, një e re nga Prishtina na tregon përmes disa pamjeve të incizuara vetë se si po e menaxhon kohën në ditët e izolimit. Ushqimi i shëndetshëm dhe përzgjedhja e ambientit të punës, duket se janë ngjitur në listën e prioriteteve.
Pak pas rrëzimit të qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti në Kosovë, qindra reagime janë parë në rrjetet sociale, dhe nëpër to fajtorët kanë qenë të ndryshëm. Shihni disa prej tyre në këtë përmbledhje.
Qeveria e Kosovës ka shtuar masat për kufizim të lëvizjes. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk është pajtuar më këtë masë. Si e komentuan këtë situatë qytetarët? Kuptojeni në video.
Disa senatorë amerikanë kanë thënë që nëse autoritetet e Kosovës nuk heqin taksën ndaj importeve të Serbisë dhe Bosnjës dhe nuk janë të përkushtuara plotësisht për paqe, Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë prezencën ushtarake në këtë shtet. Kush çfarë tha në gjithë këtë diskutim?
Gati se të pafundme kanë qenë komentet në rrjetet sociale, pas njoftimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për hapat që do të merren për heqje të taksës 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnjës. Shihni disa prej tyre në këtë material.
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka thënë se është kundër masave të reciprocitetit, që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka paralajmëruar kundër Serbisë. Mirëpo qytetarëve të Kosovës nuk iu ka pëlqyer ky reagim, pa taksë e pa reciprocitet.
Më 27 janar të vitit 1945, forcat sovjetike kanë hapur dyert e Aushvicit, atij që konsiderohet si kampi më famëkeq i vrasjeve në historinë e njerëzimit.
Më 20 janar, Autoriteteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë gjermane, Lufthansa për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd. Njëjtë ka vepruar edhe një delegacion serb.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka paditur për shpifje kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, meqë pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.
Pak kohë pasi janë bërë të ditura planet për krijimin e një lagjeje luksoze afër Liqenit të Badovcit, mijëra përdorues të rrjeteve sociale kanë kundërshtuar ndërtimet në atë zonë dhe kanë nisur nënshkrimin e një peticioni online, duke iu kërkuar autoriteteve llogari për këtë gjë.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur marrëveshje për koalicion qeverisës andaj seanca e parë e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, i gjen ato pa një dokument-marrëveshje për qeverisje të përbashkët. Një përmbledhje të reagimeve e gjeni në këtë video.
Shkrimtari austriak, Peter Handke është laureat i Çmimit Nobel për Letërsi këtë vit. Mirëpo zërat kundër këtij vendimi janë rritur për shkak të mbështetjes së zëshme të shkrimtarit për ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.
Më 21 nëntor, taksa e autoriteteve të Kosovës, në importet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, mbush një vit. Në këtë video e kemi rikujtuar rrugëtimin e kësaj mase, për të kuptuar dobitë apo dëmet që i ka sjellë ajo.
Shfaq më shumë