Krenare Cubolli është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Iniciativa rajonale e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për miratim të një deklarate, përmes së cilës synohet të përmirësohet bashkëpunimi rajonal, është përkrahur dhe kundërshtuar në rrjetet sociale.
Argumente ksenofobike por edhe qasje e të djathtës ekstreme, janë cilësuar deklaratat e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili në një intervistë për revistën The Economist, ka thënë se Bosnja është bombë e kurdisur për xhihadizmin. Ai ka përmendur edhe zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Thirrjet për drejtësi në rastin e vdekjes së Astrit Deharit janë rikthyer më 24 tetor, pasi Prokuroria Themelore në Prizren ka publikuar konkluzionet e ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës.
Ambasadori britanik në Prishtinë, Nicholas Abbott është takuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në zyrën e partisë së tij, në të cilën në prapaskenë ka qenë flamuri kombëtar shqiptar.
Austriaku, Peter Handke ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi. Më poshtë shihni reagimet që nxiti ky vendim.
Në kohë të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë, ministri në largim i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është zotuar se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë brenda muajsh.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë fillimisht se në listën e kandidatëve të kësaj partie në zgjedhjet e parakohshme paralamentare në Kosovë nuk do të ketë persona që kanë aktakuza. Më vonë ai ka ndryshuar deklaratën, duke thënë se aty nuk do të ketë persona me aktakuza
Më 2 shtator ka nisur viti i ri shkollor në Kosovë dhe politikanët kanë qenë në shpejtë për të uruar nxënësit për një vit të mbarë. Ndonëse kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pretenduar se është rritur cilësia e arsimit gjatë udhëheqësisë së tij, një raport i Komisionit Evropian,
Fitoret e vajzave të Kosovës nëpër garat e xhudos në botë, sa janë përshëndetur, aq edhe janë lidhur me politikën.
Pak orë pasi kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë vendim për të larguar nga pozitat zyrtare gjithë anëtarët e partisë që ai drejton, e të cilët dyshohen se janë përfshirë në raste të korrupsionit dhe nepotizmit, reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta.
Me shumë nostaligji dhe mirënjohje, shqiptarët në Kosovë kanë mirëpritur ata që cilësojnë si heronjtë e tyre. Nëpër rrjetet sociale kanë qarkulluar shumë fotografi, përmes së cilave janë rikujtuar përjetimet e luftës, që ka ndodhur më 1999.
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitoren e parë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për këtë Kampionat, duke mposhtur Bullgarinë me rezultat 2:3. Kjo njëherësh ka qenë ndeshja ndërkombëtare e 14-të me radhë, që kombëtarja e Kosovës nuk është përballur me humbje, andaj reagimet kanë qenë të shumta.
Në Serbi ka nisur një fushatë në rrjetet sociale, e cila bën thirrje që në cilëndo bankënotë të mbishkruhet: Kosova është Serbi.
Pak orë pas deklaratave të kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, se disa zyrtarë shtetërorë nga Kosova “kanë dalë nga mali”, në rrjetet sociale ka nisur një fushatë, si kundërpërgjigjje.
Korrigjim i “ri” kufijsh, ëndërr, dhe me raste edhe tallje, është konsideruar ideja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për bashkim të Kosovës me Shqipërinë. Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Thaçi flet për kufijtë.
Ambasada amerikane ka thënë ditë më parë se nuk do të ketë viza amerikane për zyrtarë nga Kosova, të përfshirë në rastet e dyshuara për krim dhe korrupsion.
Shfaq më shumë