Maqedonia është anashkaluar nga vizita e nënpresidentit amerikan, Joe Biden, ashtu siç ishte anashkaluar edhe nga vizitat e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe liderëve të tjerë botërorë. Qeveria nuk komenton agjendat e përfaqësuesve ndërkombëtarë, duke theksuar se bëhet fjalë për politika të shteteve tjera me të cilat Maqedonia ka raporte të mira.