Kriza politike në Maqedoni po përcillet edhe me gjuhë të urrejtjes në media, ndërsa cak i sulmeve janë edhe diplomatët perëndimorë. Me ndryshimet në Kodin Penal, gjuha e urrejtjes dënohet edhe me burg, por deri më tani nuk është proceduar asnjë rast me gjithë denoncimet.
Kufizimi i kompetencave të ministrit të brendshëm ka bllokuar bisedimet mes partive për zgjidhjen e krizës në Maqedoni. Nga opozita thonë se ndryshimet, pa praninë e tyre janë bërë që në rast të arritjes së marrëveshjes dhe formimit të qeverisë kalimtare, opozita të udhëheq me dikasterin e brendshëm, kreu i së cilës nuk do të kishte as edhe një kompetencë.
Partitë politike në Maqedoni nuk e përjashtojnë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për disa nga pikat më kontestuese që do t'i hapnin rrugën caktimit të datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Kriza politike në Maqedoni nuk do të mund të zgjidhet pa presione të fuqishme nga jashtë, vlerësojnë ekspertët në Shkup, duke komentuar takimet pa epilog të partive politike.
Kriza politike ka rritur presionin ndërkombëtar ndaj Maqedonisë. Për shkak të ngecjes së reformave dhe mos zbatimit të pikave kryesore të marrëveshjes politike, Komisioni Evropian ka shkurtuar fondet IPA për projekte të ndryshme, përfshirë edhe ato për korridorin 8.
Partitë politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës do t'i rikthehen të enjten takimeve për daljen e vendit nga ngërçi politik në të cilin ndodhet Maqedonia.
Disa mijëra shqiptarë kanë protestuar në Kumanovë lidhur me shkeljen për vdekje me makinë të një fëmije katër vjeçar, Almir Aliu, nga një banor i nacionaliteti maqedon, Boban Iliç.
Ekspertë të fushës thonë së pushteti në Maqedoni po forcon kontrollin mbi sistemin gjyqësor përmes emërimeve të ish zyrtarëve në funksione në gjyqësor, si gjykatës e prokurorë.
Kriza me migrantët, sidomos mbyllja e kufijve me Greqinë dhe Serbinë, ka rritur dukurinë e trafikimit me njerëz në Maqedoni. Kjo është theksuar në raportin e DASH-it, i cili e ka ulur Maqedoninë një pozitë më poshtë lidhur me masat që po ndërmerr në luftimin e këtij fenomeni.
BDI thotë se “Ivanov kontributin më të mirë për vendin do ta bënte nëse do të jepte dorëheqje”. LSDM-ja veprimet e fundit të Ivanovit i vlerëson “përçarëse dhe të rrezikshme për vendin”.
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka akuzuar opozitën, sektorin civil, por edhe struktura nga jashtë për tentim tw, sic tha, destabilizimit të vendit, por që sipas tij kanë dështuar falë politikave shtetërore
Tensione dhe thyerje xhamash të ndërtesave të institucioneve gjatë protestës masive të opozitës të hënën në mbrëmje në Shkup. Policia është sulmuar me gjësende të forta gjatë përpjekjes për rrëzimin e një përmendoreje para Kuvendit të Maqedonisë.
Mbishkrimet në gjuhën shqipe në tabelat udhëzuese nëpër qytete në Maqedoni, faturat e ndërmarrjeve publike, por edhe botimi i ligjeve, janë përplot gabime gjuhësore, për evitimin e të cilave nuk ndërmerret asgjë.
Partitë politike edhe të mërkurën po diskutojnë mundësinë për arritjen e marrëveshjes për krizën politike, por ende pa ndonjë epilog konkret. Marrëveshja duhet të arrihet më së voni deri në fund të javës për të evituar radikalizimin e protestave të shoqërisë civile. Njohësit e çështjeve politike nuk e përjashtojnë mundësinë e zvarritjeve të reja të procesit pasi sipas tyre kjo do të ishte në dobi të partive në pushtet për të penguar punën e prokurorisë speciale për të hetuar zyrtarët e dyshuar për vepra penale.
Partitë politike në Maqedoni kanë vazhduar takimet për zgjidhjen e krizës politike, por ende pa një epilog konkret ndërkohë që “revolucioni shumëngjyrësh”, që po proteston tani dy muaj është kërcënuar me veprime radikale, nëse deri më 19 qershor nuk plotesohen kërkesat e tyre.
Pas anulimit të vendimit të presidentit të Maqedonisë për faljen e këtyre zyrtarëve, tani Prokuroria Speciale po përballet me një nismë në Gjykatën Kushtetuese, e cila konteston Ligjin për themelimin e saj.
Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, është marrë në pyetje nga Gjykata penale e Shkupit lidhur me përfshirjen e tij në rrënimin e një objekti të një afaristi, rast ky që ishte pjesë e asaj që njihet si aferë e përgjimeve.
Kërkesat e diplomacisë perëndimore për vendosjen urgjente të dialogut mes partive për plotësimin e pikave të Marrëveshjes së Përzhinës dhe caktimin e një date të re për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, vazhdojnë të kushtëzohen nga partitë me plotësimin e kërkesave të reja, e madje edhe me vlerësime për nevojën e një marrëveshjeje të re.
Tërheqja e vendimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për faljen e 56 zyrtarëve të lartë, vlerësohet si hap pozitiv që i hap rrugën rivendosjes së dialogut me opozitën për zgjidhjen e krizës së gjatë politike. Nga opozita presin edhe hapa tjerë për të garantuar punën e papenguar të Prokurorisë Speciale për hetimin e zyrtarëve të inkriminuar.
Administrata gjyqësore në Maqedoni, ka kërcënuar me grevë urie nëse nuk përmbushen kërkesat për kushte më të mira në punë, rritje të pagave për 35 për qind, kompensime për kohën shtesë në punë dhe trajtim të njëjtë me gjykatësit.
Shfaq më shumë