Opozita në Maqedoni, së bashku me shoqërinë civile, kanë organizuar një marsh protestues kundër pushtetit aktual. Marshi me moton “lufta vazhdon- zëri fiton”, njëherit shënon edhe 11 tetorin, ditën e fillimit të luftës antifashiste çlirimtare. Në protestë kanë marrë pjesë pjesëtarë të entiteteve të ndryshme, por disa shoqata shqiptare, pavarësisht se pajtohen me kërkesat e shprehura, ato kundërshtojnë lidhshmërinë që i është bërë marshimit me luftën antifasishte.