Maqedonia pret që Raporti i Progresit i Komisionit Evropian të përmbajë kushte për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e saj në BE. Para së gjithash, pritet që të kërkohen zgjedhje të lira dhe demokratike në dhjetor, ndërsa do të apostrofohen edhe ngecjet nga raportet e kaluara, si sundimi i ligjit, politizimi i gjyqësorit, por edhe kriza politike, me theks të veçantë pengesat ndaj Prokurorisë Speciale në zbardhjen e aferës së përgjimeve.