Përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni, përmes një deklarate të përbashkët, të cilën e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, kërkojnë statusit e popullit shtet-formues.
Afera e përgjimeve, incidenti i armatosur në Kumanovë, protestat e shumta, paditë ndaj zyrtarëve shtetërorë, e probleme tjera, kanë karakterizuar vitin 2016 në Maqedoni, si një ndër periudhat më të vështira që nga pavarësia e saj.
Në fjalimin e fundvitit, Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka paralajmëruar partitë politike që të mos pengojnë për rrënimin e shtetit unitar apo federalizmin e vendit pasi do të kundërshtohen me të gjitha format e mundshme nga ana e tij. Ivanov tha se në Maqedoni nuk ka vend për shtet binacional apo për dygjuhësi në gjithë shtetin, duke aluduar në gjuhën shqipe.
Ndotja e ajrit në Shkup dhe mungesa e masave nga ana e institucioneve ka rritur pakënaqësitë . Shotatat ambinetaliste kanë nisur protestat ndërsa është kërkuar edhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.
Rezultati i ngushtë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, i konfirmuar edhe në rivotimin e së dielës, e ka bërë si asnjëherë më të paqartë formimin e shumicës parlamentare dhe të kabinetit të ri qeveritar.
Në prag të certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe nisjes së bisedimeve për qeverinë e re, BDI-ja e Ali Ahmetit ka ftuar partitë tjera shqiptare në një takim për unifikimin e qëndrimeve për çështjet shqiptare. Nisma vjen pas rezultatit të ngushtë mes partive maqedonase dhe rolit vendimtar të partive shqiptare për formimin e qeverisë së re.
Inspektorët e drejtorisë së të ardhurave publike dhe të policisë financiare edhe të enjten kanë vazhduar kontrollet në zyrat e më shumë organizatave joqeveritare lidhur me burimin e financimit e tyre dhe të aktiviteteve tjera në Maqedoni.
Të dielën do të rivotohet në një vendvotim me 700 votues në Tetovë, që mund të ndryshojë rezultatin zgjedhor apo të barazojë numrin e mandateve në 50 me 50 mes VMRO-së dhe LSDM-së. Kjo do të ndërlikonte edhe më shumë situatën politike, duke marrë parasysh përplasjet mes partive politike.
Rezultati i ngushtë zgjedhor në Maqedoni, ku asnjëra parti politike nuk ka numrat për formimin e qeverisë së re, favorizon Prokurorinë Speciale, e cila në vazhdimësi është penguar nga partitë në pushteti në hetimin e dyshimeve nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve që në shënjestër ka zyrtarët e lartë shtetëror.
Kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka paralajmëruar se partia e tij nuk do të merr pjesë në rivotimin ne dy vendvotime nëse kjo vendoset nga KSHZ-ja dhe konfirmohet edhe nga Gjykata administrative dhe as nuk do të pranojë rezultatin e dalë në rivotimi që sipas vlerësimeve të para, VMRO-së do t’i merret një mandate në favor të LSDM-së.
VMRO dhe LSDM, dy partitë politike maqedonase që fituan shumicën e votave në zgjedhjet e 11 dhjetorit, nuk do të mund të formojnë qeverinë pa votat e partive shqiptare. Pavarësisht humbjes së mandateve, partitë shqiptare janë vendimtare për ekzekutivin e ri. Ato kanë shtruar kërkesat e tyre, të cilat bazuar në qëndrimet partive maqedonase do ta ndërlikojnë edhe më shumë situatën politike.
Qytetarët e Maqedonisë, të cilët të dielën votuan në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, presin zgjidhjen e krizës politike, ndërsa nga pushteti i ri, presin të angazhohet për një jetë më të mirë, të kthehet besimi në sistemin gjyqësor, si dhe të zhbllokohet procesi i integrimit euroatlantik.
Të dielën janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Maqedoni. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare, që rezultojnë me një diferencë prej vetëm 15 mijë votave në favor të VMRO-së së Nikolla Gruevskit...
Një ditë para zgjedhjeve të së dielës në Maqedoni, të drejtën e votës po e realizon diaspora, personat në nevojë, të burgosurit dhe personat e sëmurë.
Fushata elektorale e partive politike në Maqedoni, është përqendruar edhe në dukuritë negative në shoqëri me premtime se në rast të fitores në zgjedhje do të angazhohen për miratimin e një rregullative ligjore për luftimin e fenomeneve të ndryshme.
Retorika nacionaliste në fushatën elektorale kanë marrë hov, në veçanti nga partia VMRO DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski. Në shënjestër të sulmeve është lideri i opozitës, Zoran Zaev, i cili po akuzohet për rrënimin e rendit kushtetuese. Në tubimet partiake Gruevski ka thënë se në rast të fitores së opozitës, Maqedonia do të ndahet si shtet. Por, Zaev akuzat e tilla i ka quajtur përpjekje të Gruevskit për mbrojtjen e krimeve të bëra.
Partitë kryesore politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare, fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 dhjetorit e kanë vazhduar me premtimet për avancimin dhe mbylljen e çështjeve të pazgjidhura shqiptare.
Shfaq më shumë