Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Këtë vit është bërë gjysmë shekulli që nga vdekja e parë si pasojë e virusit HIV. Nga ajo kohë është bërë shumë për të trajtuar dhe parandaluar sëmundjen, por studiuesit besojnë se kura është ende larg. Për më tepër, vazhdon edhe diskriminimi dhe stigmatizimi i të prekurve.
Shumë kamionë të ngarkuar me gjëra ushqimore dhe produkte tjera emergjente kanë shkuar nga Kosova në Shqipëri, për t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmetet, që kanë lënë dhjetëra njerëz të vdekur e qindra të plagosur.
Një familje nga fshati Carabreg i Deçanit të Kosovës, ka strehuar një familje nga Durrësi i Shqipërisë, pas tërmetit tragjik që ndodhi në këtë qytet të martën, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetëra dhe u lënduan qindra persona.
Në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë nisur gërmimet, pas dyshimeve se aty mund të ketë një varrezë masive. Kjo nuk është hera e parë që gërmohet në këtë lokacion.
Që nga pranimi ndërkombëtar i Federatës së Kosovës në Futboll, ekipi kombëtar i Kosovës nuk ka pritur ekip më të madh se Anglia. Mijëra tifozë anglezë që kanë ardhur për të ndjekur ndeshjen në Prishtinë, janë pritur me thirrje të shumta, mes tjerash, me thirrjen “Mirësevjen vëlla”.
Lucy Meyer, një vajzë që vuan nga paraliza cerebrale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ardhur në Kosovë për t’i përkrahur fëmijët me nevoja të veçanta. Ajo ka kërkuar përfshirje të plotë të këtyre fëmijëve në të gjitha sferat e jetës.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po punojnë për parimet e bashkëqeverisjes. Megjithatë, zyrtarë të të dy partive janë përplasur me deklarata përmes rrjeteve sociale.
Sanije Berisha nga Gjakova qe 21 vjet kërkon drejtësi për djalin e saj, Blerimin, i cili dyshohet se u vra nga ushtria serbe në tetor të vitit 1998, kur ishte 15 vjeç.
Gati 50 mijë banorë të qytetit të Gjilanit, rrezikojnë të mbesin pa ujë, pasi liqeni artificial i Përlepnicës është afër shterjes së tërësishme. Pjesa më e madhe e lumit është tharë krejtësisht.
Gjilani është një nga komunat që ka mungesën më të madhe të rezervave të ujit. Gati gjysma e banorëve, qe gjashtë muaj, përballen me reduktime të ujit, nga 6 deri në 12 orë në ditë.
Vjosa Osmani, e cila ishte kandidate e LDK-së për kryeministre, në këtë intervistë për Radion Evropa e Lirë flet për koalicionin e ardhshëm qeverisës dhe për vazhdimin e dialogut. Osmani po ashtu thotë se Shtetet e Bashkuara nuk do të kërkojnë ndryshimin e kufirit me Serbinë, si pjesë e një marrëves
Vende të ndryshme të botës po kërkojnë nga Turqia që të ndalojë ofensivën kundër pozicioneve kurde në verilindje të Sirisë. Ndërkohë, UEFA po heton përfaqësuesen turke në futboll për mbështetje të aksionit përmes përshëndetjes ushtarake në ndeshjet me Shqipërinë dhe Francën. Veprimi i Qeverisë turke
Policia e Kosovës ka shkuar në Ministrisë së Infrastrukturës aty ku kanë qenë duke u verifikuar zarfet me vota të ardhura nga Serbia, pas raportimeve se disa persona kanë pasur reaksione alergjike pas kontaktit me zarfet.
Lendi Mustafa është një nga personat e paktë në Kosovë që e pranon hapur orientimin e tij seksual, si pjesëtar i komunitetit LGBTI. Ai thotë se pjesëtarët e këtij komuniteti, përveç shoqërisë, diskriminohen edhe nga familja. Këtë javë Kosova po shënon “Javën e Krenarisë”.
Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se ardhja e tij në postin e kryeministrit, do të thotë fillimi i qeverisjes së mirë me një njeri, i cili e kupton që politika është shërbim, është përfaqësim, dhe që politika është vullnet e vizion.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është bashkuar festës në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë, pasi rezultateve të para zgjedhore, të cilat tregojnë se kjo parti ka fituar 26 për qind të votave. Në përkrahje të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalë shumë aktivistë dhe qytetarë të Prishtinës.
Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Në orën 19:00 u mbyllën të gjitha vendvotimet. Sipas të dhënave të KQZ-së, në këto zgjedhje dalja e votuesve ishte mbi 44 për qind.
Shumë persona në Kosovë, për arsye kryesisht shëndetësore, nuk mund të udhëtojnë në qendrat e votimit për të votuar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po u mundëson atyre të votojnë duke iu dërguar ekipe mobile në shtëpi.
Në Kosovë dhe vende të tjera të Ballkanit shqetësim mbetet numri i madh i qytetarëve që emigrojnë apo duan të emigrojnë në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.
Kandidati i koalicionit “Liria” për kryeministër të Kosovës, Nenad Rashiq në një intervistë për REL tha se serbët e Kosovës duhet të jenë nismëtarë të dialogut për pajtimin mes dy popujve. Rashiq, kandidati i parë dhe i vetëm serb për kryeministër të Kosovës flet edhe për kushtet në të cilat po e zh
Shfaq më shumë