Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Në rrjete sociale dhe platforma të ndryshme për shitblerje në Kosovë, janë bërë dhjetëra shpallje ku qytetarët kanë ofruar për shtije votën e tyre për zgjedhjet e 6 tetorit. Shumë nga ta thonë se u është keqpërdorur numri i tyre.
Në Kalanë e Novobërdës janë ndalur punimet për rivitalizimin e saj. Kjo ka ardhur pas shembjeve në disa pjesë të murit të jashtëm. Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve ka akuzuar kompaninë ndërtuese për punë joprofesionale, por UNESCO ka thënë se kalaja do të meremetohet ashtu siç është p
Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se marrëveshja me Serbinë do të arrihet kur Beogradi ta kuptoj se nuk mund të marrë asgjë nga Kosova. Ai po ashtu flet edhe për koalicionet paszgjedhore.
Një nxënëse nga Prishtina, e cila vuan nga një sëmundje e rrallë, pikturon dhe i shet ato për të blerë medikamente. Ilaçet që ajo përdorë kushtojnë mijëra euro dhe mund të blihen vetëm jashtë Kosovës.
Para pak vitesh mund të dukej vetëm një ëndërr, por, Kombëtarja e Kosovës në futboll luajti kundër Anglisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në Futboll, EURO 2020. Në Prishtinë janë rritur emocionet e qytetarëve, të cilët presin që Kosova të jetë pjesë e Kampionatit Evropian.
Muajve të fundit kanë ndodhur disa sulme fizike ndaj qytetarëve të komuniteteve joshumicë në Kosovë. Rasti më i fundit është rrahja e një vajze tetëvjeçare egjiptiane nga një 29-vjeçar në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, të premten në Prishtinë është organizuar një ecje sensibilizuese, që kishte si qëllim dhe mesazh, adresimin e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur të luftës së fundit në Kosovë.
Maria Morozava ligjëron gjuhën shqipe në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut në Rusi dhe thotë se është e dashuruar me gjuhën dhe kulturën shqiptare. Ajo është duke marrë pjesë në Seminarin e 38-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Besimtarët myslimanë në Kosovë po festojnë Kurban Bajramin. Manifestimi kryesor është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, nga ku u kërkua që gruaja të respektohet më shumë në shoqëri.
Sipas UNICEF-it, rreth 38 mijë fëmijë me nevoja të veçanta në Kosovë besohet se nuk do të jenë pjesë e procesit mësimor nga një shtatori, kur edhe fillon viti i ri shkollor. Sipas organizatave vendore e ndërkombëtare, këta fëmijë janë lënë pas dore nga shoqëria dhe institucionet.
Qytetarë shqiptarë e serbë nga Komuna e Shtërpcës, që nga viti 2015, së bashku po kundërshtojnë ndërtimin e disa hidrocentraleve, të cilat, sipas tyre, po shkatërrojnë lumin dhe po vështirësojnë jetën e banorëve përreth.
Qytetarë të komuniteteve të ndryshme etnike të Prizrenit, morën pjesë në marshimin e organizuar në 24-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ku u vranë më shumë se 8 mijë boshnjakë, kryesisht burra dhe djem të rinj.
Rreth 350 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme po marrin pjesë në një kurs mbi mësim-besimin në Medresenë Alauddin në Prishtinë, i organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës. Imamët thonë se zgjidhja më e mirë do të ishte futja e lëndës së mësim-besimit nëpër shkolla.
Kosova ka më shumë se 100 tonelata të materieve të rrezikshme që ruhen në vende joadekuate dhe që mund të paraqesin rrezik për qytetarët.
Në Shkodër, procesi zgjedhor ka përfunduar i qetë përkundër një incidenti ditë më parë ku disa mbështetës të opozitës i vunë flakën një zyre të Komisionit Zonal për Administrimin e Zgjedhjeve e cila ishte vendosur brenda Shkollës së Mesme “Shejnaze Juka” të Shkodrës.
Një numër i qytetarëve në Shkodër po marrin pjesë në procesin zgjedhor për kryetar të bashkisë. Zgjedhjet e 30 qershorit u vendosën pas shumë përplasjeve midis pushtetit dhe opozitës si dhe pa dekretin e presidentit Ilir Meta.
Shumica e shitoreve në Mitrovicën Veriore, kanë paralajmëruar se do të mbyllen që nga fillimi i javës së ardhshme, për siç thonë, mungesë të furnizimit me produkte bazë.
Një studente nga Vushtrria është bërë kosovarja e parë, emrin e së cilës e bart një asteroid. Pranvera Hyseni shumë shpejt do të shkojë në Shtetet e Bashkuara për t’i vazhduar studimet për astronomi.
Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, kreu opozitar nga Partia Demokratike, Lulzim Basha thotë se nuk ka dalje nga kriza politike në Shqipëri “pa u ndëshkuar personat që kanë kapur shtetin me krim të organizuar dhe korrupsion” dhe se ky është kushti i panegociueshëm i opozitës.
Protesta e opozitës, që nisi para Kryeministrisë, dhe vazhdoi marshimin deri te Parlamenti, është përmbyllur e qetë te selia e Partisë Demokratike.
Shfaq më shumë