Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Një bredh i madh, i stolisur me drita shumëngjyrëshe, ka gjallëruar pamjen e sheshit “Xhorxh Bush” në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Qindra qytetarë morën pjesë në një marsh protestues të martën në Prishtinë, pas vrasjes tragjike të Liridona Murselit, më 29 nëntor në Prishtinë.
Palestinezët në Bregun Perëndimor thonë se po përballen me “një tjetër lloj lufte”, pas nisjes së konfliktit Izrael-Hamas. Si lidhen tensionet në këtë territor me luftën në Rripin e Gazës?
Kosova e ka bërë të qartë se dëshiron të jetë pjesë e programit të NATO-s, Partneriteti për Paqe. Por, rruga drejt arritjes së këtij qëllimi bart më vete disa sfida dhe nuk çon drejtpërdrejt në anëtarësim në NATO.
Disa vjet pasi humbi shikimin, Fjolla Muhaxhiri-Agusholli vendosi të shkruajë romanin e saj të parë, “Trëndafili që nuk e vyshkën stuhitë”. Duke shkruar, ajo synon të realizojë ëndrrën e saj, si dhe t’i motivojë të gjithë personat e verbër që të punojnë dhe të jetojnë të barabartë me të tjerët.
Arben Gashi nga fshati Landovicë, në komunën e Prizrenit, thotë se askush nga institucionet e shtetit nuk e ka vizituar shtëpinë e tij, e cila ruan gjurmët e krimit të forcave serbe, tash e 24 vjet. Në mars të vitit 1999, aty u vranë 14 civilë shqiptarë.
Masa të shtuara të sigurisë i përcollën përgatitjet e lojtarëve të Kosovës dhe atyre të Izraelit për ndeshjen që do të zhvillohet të dielën në stadiumin "Fadil Vokrri".
Gjashtë të rinj serbë të vrarë. Gjashtë shqiptarë të arrestuar dhe më pas të liruar. Dyshime për inskenim. Kjo është historia që e përcjell një kafene të vogël në qytetin e Pejës, të quajtur “Panda”.(Kontribuuan: Iva Martinoviq dhe Nevena Bogdanoviq)
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, punojnë në kushte të rrezikshme për punë. Krahas shumë problemeve dhe mungesës së sigurisë, makineritë e vjetra mbi 50 vjet janë shqetësim i madh.
Një takim tjetër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përfundoi pa ndonjë rezultat konkret në Bruksel. Kurti dhe Vuçiqi patën deklarata të kundërta pas takimeve që ata zhvilluan ndaras me diplomatët evropianë.
Drejtuesit e subjektit politik Lista Serbe kanë zgjedhur Zllatan Ellekun, kryetar të ri të partisë. Kjo parti politike, që përfaqëson interesat e komunitetit serb të Kosovës dhe e lidhur ngushtë me qeverinë serbe,
Në fshatrat piktoreske Sopanicë dhe Doganaj të Kaçanikut, po zhvillohet një betejë e ashpër për fatin e lumit Lepenc. Banorët po kundërshtojnë ndërtimin e një hidrocentrali, i cili ata druajnë se do ta shkatërrojë krejtësisht rrjedhën e lumit edhe ashtu të degraduar.
Egzona Hoxhaj është asamblistja e parë grua me aftësi të kufizuara në Kosovë. Në zgjedhjet komunale të vitit 2021, ajo fitoi votat e nevojshme për t’u bërë asambliste në Kuvendin Komunal të Prizrenit.
Ndasia mes serbëve dhe shqiptarëve në veri të Kosovës, që po thellohet pas çdo krize, nuk ndikon në bashkëjetesën e këtyre dy komuniteteve në komunën e Kamenicës. Në fshatin Berivojcë në lindje të Kosovës, shqiptarët dhe serbët jetojnë në fqinjësi të mirë.
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës më Banjskë, është ndaluar nga autoritetet në Serbi nën dyshimet se ka blerë e trafikuar armë dhe mjete shpërthyese, si dhe për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.
Policia e Kosovës ka prezantuar në Mitrovicën e Jugut armë, automjete dhe gjësende të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit, një ditë pas sulmit ndaj saj nga persona të armatosur, që la të vrarë një polic.
Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Një zyrtar policor është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, mëngjesin e së dielës. Shkëmbimet me armë zjarri mes Policisë dhe sulmuesve janë duke vazhduar. Policia ka thënë se tre sulmues janë vrarë dhe një është arrestuar.
Shfaq më shumë