Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Një zyrtar policor është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, mëngjesin e së dielës. Shkëmbimet me armë zjarri mes Policisë dhe sulmuesve janë duke vazhduar. Policia ka thënë se tre sulmues janë vrarë dhe një është arrestuar.
Qëndresa Mustafa Kllokoqi, nga fshati Hajvali në afërsi të Prishtinës, la profesionin e gazetares për të cilin studio, dhe nisi rrugëtimin për të mësuar krijimin e veprave të artit me penj. Qëndresa, nënë e dy fëmijëve, këtë fushë të artit e mësoi vetë përmes videove në internet.
Doruntina Ukimeri, arkitekte nga Prishtina, krahas profesionit të saj, ka zhvilluar një pasion të veçantë për të sjellë në “jetë” kukullat. Kukullat e krijuara nga ajo janë bërë pjesë e shfaqjeve të ndryshme në teatrot e Kosovës.
Mitrovica International Jazz Days (MIJD) ka nisur edicionin e parë në qytetin e Mitrovicës, më 28 Gusht, me performancën e Jazz artistit të njohur në skenat ndërkombëtare, Richard Bonna dhe orkestrën rezidente të festivalit, MIJD Big Band.
Pas 10 viteve në Kroaci, Afërdita Murati në vitin 2001 u kthye në Kosovë për të nisur një jetë nga fillimi.
Fatime Beha, 14-vjeçare, nga fshati Carralevë, komuna e Shtimes, ishte e vendosur se nuk do t’i dëgjonte komentet se ‘futbolli është për djem dhe jo për vajza’.
Një grup qytetarësh në Prizren kanë protestuar kundër një paraqitjeje të një grupi kanadez në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar DokuFest. Protesta është thirrur nga Këshilli i Bashkësisë Islame i këtij qyteti.
Shumë pak policë të Kosovës shihen aktualisht pranë dhe brenda objekteve komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, është thënë se janë tërhequr gjysma e forcave policore që po qëndronin në si dhe rreth objekteve komunale në veri që nga 26 maji.
Me burgim të përjetshëm është dënuar Dardan Krivaqa, i akuzuari kryesor për vrasjen e Marigona Osmanit në gusht të vitit 2021. Ndërsa, i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu, është dënuar me 15 vjet burgim.
Nëntë persona me aftësi të kufizuara, mendore e fizike, jetojnë në një shtëpi-strehë në qytetin e Shtimes. Shtëpia, e hapur në vitin 2002, u ndërtua si strehë për fëmijët me nevoja të veçanta nga e gjithë Kosova. Megjithatë, asnjëri nga banorët aktualë nuk është nën moshën 18-vjeçare.
Një fabrikë private që punëson vetëm persona me aftësi të kufizuara gjendet në Lipjan, pjesa qendrore e Kosovës. Aktualisht, atje punojnë dhjetë persona - shumë prej të cilëve thonë se puna i ka bërë të ndihen më të vlefshëm.
Svetisllav Joziq është serbi i parë që është kthyer në fshatin Veriq, afër Istogut, rreth 80 kilometra larg Prishtinës. Megjithatë, autorë të panjohur për të i kanë vënë flakën shtëpisë së sapondërtuar të tij, vetëm tri ditë pasi mori çelësat e saj.
Njëzet e tre të burgosur në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës në Vushtrri punojnë me orar të plotë në kompani private në komuna të ndryshme të Kosovës. Koncepti është pjesë e një udhëzimi administrativ që është miratuar para katër vjetësh. Përfituesit e tij thonë se u ndihmon në risocializim.
“Lule kundër luftës" titullohet ekspozita e hapur në Prishtinë e autores Liudmyla Makei, gazetare ukrainase e strehuar në Kosovë. Ekspozita u organizua nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe u hap në Ditën Botërore të Refugjatëve që shënohet më 20 Qershor.
Nga fundi i viteve ’90, Laura Hasani me fotoaparatin e saj ka kapur ngjarje të ndryshme që kanë përcjellë Kosovën - nga paralufta deri te shpallja e pavarësisë e këndej. Fotografitë e saj kanë zënë edhe faqet e gazetave të huaja.
Autoritetet e Kosovës thanë se kanë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe. Dhjetëra kamionë, me targa të Serbisë dhe me të Kosovës, u panë të parkuar në anën serbe të kufirit në Merdare, pasi nuk u lanë të futen në Kosovë
Me pagën që merr për ta pastruar qytetin, Muhamet Ramadani nga Shtimja e ka të vështirë të shkollojë e ushqejë pesë fëmijët e tij.
Disa policë të Kosovës, që janë duke shërbyer në pjesën veriore të vendit, thonë se u duhet të punojnë me orare të gjata, ndërkohë që nuk kanë as uniforma adekuate dhe as shujta të ngrohta. Ata folën për REL-in në kushte anonimiteti.
Shfaq më shumë