Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Prokuroria e Speciale e Kosovës dhe Inspektorati Policor ka konfirmuar se nga aksioni i policisë në disa lokalitete, kryesisht në veri të Kosovës, janë ndaluar 19 zyrtarë policorë dhe 10 qytetarë të cilët i kanë penguar autoritetet e rendit në realizimin e aksionit.
Policia e Kosovës po zhvillon një operacion në veri dhe jug të Mitrovicës, i cili, deri më tash, ka rezultuar me ndalimin e disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve. Aksioni, policor, sipas njoftimeve zyrtare, ka si qëllim luftimin e krimit dhe kontrabandës.
Kundër dëshirës dhe përgatitjes së tyre, për shkak të gjendjes socio-ekonomike në Kosovë, të rinjtë shprehen të gatshëm të bëjnë punë nën nivelin e kualifikimit të tyre. Sipas një raporti të BERZH-it për vitet 2016-17, rreth 20 për qind e të rinjve kosovarë, punojnë në vende pune, për të cilat janë
Në katër komunat veriore të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, po zhvillohet zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e këtyre komunave.
Në katër komunat veriore të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e këtyre komunave.
Orientimi seksual përbën një të drejtë njerëzore e cila nuk mund t’u mohohet pjesëtarëve të komunitetit LGBT, thonë të rinjtë duke kundërshtuar diskriminimin.
Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë 1,133 fëmijë. Në një ekspozitë në bibliotekën Hivzi Sylejmani në Prishtinë, janë ekspozuar gjësende personale të fëmijëve të vrarë.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, presidenti Thaçi ka thënë se tarifa e vendosur për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, nuk do të hiqet, ndërsa ka folur edhe për Samitin e Berlinit, që sipas tij, nuk ka nxjerrë ndonjë konkluzion të qartë.
Në Prishtinë, Sindikatat e Punëtorëve kanë organizuar një protestë në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Ata kërkuan kushte më të mira në vendin e punës, rritjen e pagës minimale dhe sigurime shëndetësore për punëtorët.
Përkundër shumë fushatave të pastrimit, gjendja e mjedisit në Kosovë mbetet jo e mirë. Përderisa tregojnë se kanë qenë pjesë e aktiviteteve për ruajtjen e mjedisit, përgjegjës për gjendjen, pos institucioneve i bëjnë edhe vetë qytetarët e pavetëdijesuar.
Disa nga gratë e kthyera nga Siria, të martën janë paraqitur para Gjykatës Themelore të Prishtinës. Bashkë me gratë e kthyera kanë qenë edhe avokatët e tyre mbrojtës.
Të rinjtë kosovarë do të zgjidhnin një punë në sektorin publik, para atij privat, kryesisht për shkak të pagës më të lartë dhe respektimit të Ligjit të Punës. Ndërsa për një pjesë, nuk ka rëndësi sektori, por vetëm punësimi.
Të rinjtë e anketuar nga Radio Evropa e Lirë tregojnë nëse kanë aplikuar për vizë Schengen. Disa prej tyre thonë se kanë aplikuar për vizë pune në ndonjë vend të Evropës, ndërkaq të tjerët për viza turistike, por edhe për qëllime studimore.
Të rinjtë në Kosovë konsiderojnë se në të gjitha institucionet shtetërore duhet të respektohet barazia gjinore, njëherësh që edhe gratë të jenë në pozita udhëheqëse. Të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, të rinjtë shprehen se në pozitat vendimmarrëse dominon gjinia mashkullore.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për REL, ka treguar se pse Qeveria që ai udhëheqë ka vendosur taksën doganore ndaj mallrave serbe. Haradinaj ka folur për ndryshimin e kufirit, apo shkëmbimin e territoreve me Serbinë, ku ka thënë se kjo temë një kohë ka qenë mjaft serioze.
Qytetarët e Kosovës janë optimist për kualifikimin e skuadrës kombëtare të futbollit në Kampionatin Evropian – EURO 2020. Shumica e tyre besojnë se, pos Anglisë, Kosova mund të renditet më mirë sesa rivalët tjerë brenda grupit në garat kualifikuese.
Studentët e Universitetit të Prishtinës ende përballen me probleme elementare, si mungesa e literaturës, hapësirave, zërimit dhe objektet e vjetruara.
Pabarazia gjinore ende është e shprehur në Kosovë si dhe patriarkalizmi në familje reflektohet edhe në shoqëri, thonë të rinjtë për Radion Evropa e Lirë.
Marsh për 8 Mars Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me moton “Marshojmë s’festojmë”, qindra gra, të përkrahur edhe nga burrat, marshuan në Prishtinë, duke kërkuar të drejta të barabarta për gratë.
Të paktën një person ka vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një aksident në qendër të qytetit të Gjilanit. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se aksidentin e ka shkaktuar një kamion transportues.
Shfaq më shumë