Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Të rinjtë e komunitetit RAE (rom, ashkali, egjiptian) për Radion Evropa e Lirë tregojnë se me çfarë aktivitete merren në kohën e tyre të lirë. Ata thonë se kryesisht merren me sporte të ndryshme, por edhe punojnë kryesisht punë fizike. Mbi 90 për qind e të rinjve të këtij komuniteti, vlerësohet se j
Hapësira për promovimin e të rinjve dhe ideve të tyre në institucionet ku ata shkollohen, varet shumë nga raportet që kanë ata me mësimdhënësit dhe vet institucionin shkollor, vlerësojnë disa të rinj në Prishtinë.
Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008 e deri më sot, pritjet e të rinjve nuk janë realizuar dhe gjendja e tanishme, sipas tyre, nuk është e mirë. Në një anketë të realizuar nga Radio Evropa e Lirë ata shprehen të zhgënjyer. Pamundësia për të lëvizur pa viza drejt vendev
Familjarët e personave të pagjetur, shqiptarë dhe serbë, vazhdojnë t’i kërkojnë më të dashurit e tyre, të zhdukur gjatë luftës. Ata rrëfejnë se si u janë rrëmbyer familjarët e tyre, për fatin e të cilëve, tash e 20 vjet më nuk dinë asgjë. Autoritetet e Kosovës dhe të Serbisë, thonë se kanë arritur n
Të pyetur se a duhet pezulluar taksën për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, për të ruajtur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qytetarët janë të ndarë sa i përket çështjes së taksës – por thuajse të gjithë duan ruajtjen e partneritetit me SHBA-në.
Vetëm në vitin 2017, në Kosovë, në universitetet publike dhe kolegjet private kanë diplomuar afër 10 mijë studentë. Por, të rinjtë nuk janë aq optimistë se, pas përfundimit të studimeve, do të gjejnë një vend punë në profesionin e tyre.
Me moton “Përdhunuesit në burg”, qindra njerëz kanë protestuar para stacionit qendror të Policisë në Prishtinë, në kërkim të përgjegjësisë ligjore dhe drejtësisë, lidhur me dyshimet për përdhunimin sistematik të një të miture në Drenas, nga mësimdhënësi i saj e më pas edhe hetuesi policor.
Në garën ndërkombëtare “Arkitektura e së ardhmes” morën pjesë mbi 350 projekte të arkitektëve të rinj nga 70 shtete të ndryshme të botës. Nga të gjitha këto punime, Benart Shala student në UBT arriti që të shpallet projekti më i votuar nga publiku.
Këshilli shtetëror i cilësisë në Agjencinë e Kosovës për akredimit, ka vendosur që t’i mos akreditojë 75 programe studimi për vitin 2019/2020. Studentët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë, thonë se mbyllja e këtyre programeve paraqet problem për studentët e rinj.
Që nga korriku i vitit të kaluar, Sanije Mehmeti ligjëron në Burgun e Lipjanit, konkretisht për gratë të cilat i vuajnë dënimet në këtë burg. Ajo, së bashku me 19 persona të tjerë, kryesisht imamë, janë trajnuar për të ligjëruar për të burgosurit e radikalizuar.
Në Prishtinë, përmes një marshi të organizuar u përkujtua Dita e Holokaustit, që shënon ditën kur forcat sovjetike e çliruan kampin Aushvic-Birkenau në vitin 1945. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë shqiptarë në Kosovë e Shqipëri strehuan dhe mbrojtën hebrenj.
Krahas studimeve një pjesë e madhe studentëve kosovarë, kohën e lirë e shpenzojnë në aktivitete të ndryshme sportive e rekreative, duke lexuar, por edhe në kinema e teatro. Megjithatë, shumica e tyre ankohen për mungesë hapësirash rekreative për ta.
Që nga 14 janari, sistemi arsimor i Kosovës është në grevë të përgjithshme. Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, për rubrikën e përjavshme VOX të Radios Evropa e Lirë, thonë se greva po i pengon ata në studimet e tyre.
Abdullah Mëziu nga fshati Morinë i komunës së Skenderajt, ka ndërtuar një sistem të thjeshtë me panele solare (diellore).
Të gjitha institucionet arsimore në Kosovë të hënën kanë nisur grevën e përgjithshme derisa si kërkesë kyçe është përmendur rritja e pagave në të gjitha nivelet arsimore.
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina konsiderohet si një nga qytetet më të populluara. Prishtina vazhdon të jetë qyteti më i frekuentuar nga qytetarët e Kosovës, por edhe më i preferuari për të rinjtë.
Studentët e Universitetit të Prishtinës përmes një proteste u kanë përsëritur kërkesën shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që t’i liberalizojnë vizat për qytetarët e Kosovës.
Për festat e fundvitit, sheshet kryesore në Prishtinë po mbretëron atmosferë festive. Dritat shumëngjyrëshe dhe dekorimet e ndryshme, janë atraksion për qytetarët e shumtë.
Me thirrjet “A është izolimi vlerë e Bashkimit Evropian?”, 95 studentë të Universitetit të Prishtinës kanë marshuar nga kampusi universitar deri te zyra e Bashkimit Evropian, në shenjë pakënaqësie për mos-liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ngritja e cilësisë së sistemit arsimor, përmirësimi i ambientit dhe mjedisit, lehtësimi i kritereve për bursa, perspektiva dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve, janë vetëm disa nga nevojat reale, vlerësojnë disa të rinj.
Shfaq më shumë