Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Kosova ka më shumë se 100 tonelata të materieve të rrezikshme që ruhen në vende joadekuate dhe që mund të paraqesin rrezik për qytetarët.
Në Prishtinë është bërë përurimi i objektit të ri të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, tha se objekti i ri është manifestim fizik i një partneriteti të qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
Pas mbylljes për dy ditë të shitoreve dhe lokaleve të tjera afariste, në veriun e Kosovës, të mërkurën u rihapën ato. Megjithatë, qytetarët ankohen se ka mungesë të furnizimit me produktet esenciale.
Qeveria e Kosovës ka dërguar disa kamionë me produkte elementare, për t’i përdorur si pika shitëse për qytetarët e komunave veriore të banuara me shumicë serbe, pasi që nga 1 korriku, janë mbyllur të gjitha dyqanet në komunat në veri të Kosovës.
Në Shqipëri ka përfunduar i qetë procesi i votimit në zgjedhjet lokale. Në 61 bashki qytetarët kanë votuar për kryetarët e bashkive të tyre, megjithëse këto zgjedhje u mbajtën pa partitë kryesore opozitare në vend.
Në Shqipëri, në 61 bashki, qytetarët kanë filluar të votojnë për kryebashkiakët e tyre në zgjedhjet lokale, megjithëse këto zgjedhje po mbahen pa partitë kryesore opozitare në vend. Këto votime po mbahen në kushte jo të zakonshme, me masa të larta të sigurisë.
Shqipëria është e ndarë nëse të dielën duhet të mbahen zgjedhjet lokale. Opozita dhe presidenti thonë se nuk mund të ketë votim, por kryeministri i vendit dhe kryetari i partisë më të madhe në vend, Edi Rama, thotë se ato do të mbahen.
Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, kreu opozitar nga Partia Demokratike, Lulzim Basha thotë se nuk ka dalje nga kriza politike në Shqipëri “pa u ndëshkuar personat që kanë kapur shtetin me krim të organizuar dhe korrupsion” dhe se ky është kushti i panegociueshëm i opozitës.
Protesta e opozitës, që nisi para Kryeministrisë, dhe vazhdoi marshimin deri te Parlamenti, është përmbyllur e qetë te selia e Partisë Demokratike.
Opozita në Shqipëri po proteston në kundërshtim të Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Shqipëria do të shkojë në zgjedhje me 30 qershor, edhe pse opozita dhe presidenti Ilir Meta thonë se mbajtja e tyre është anuluar.
Blearta Ukëhaxhaj është kampione e tenisit në Kosovë dhe përfaqëson vendin e vet në gara ndërkombëtare. Blearta ushtron në fusha të tenisit jo të përshtatshme, sidomos gjatë dimrit, ajo duhet të heqë borën për të ushtruar.
Organizatat e shoqërisë civile kanë organizuar një marsh refuzimit për të kundërshtuar Projektligjin për financimin e subjekteve politike, i cili sipas tyre nuk është konform frymës kushtetuese dhe cenon standardet ndërkombëtare për financimin e partive politike.
Në ditën e çlirimit dhe ndërhyrjes së NATO-s, Kosova në sytë e qytetarëve duket më ndryshe. Disa prej tyre thonë se Kosova nuk ka ecur përpara, duke theksuar perspektivën e të rinjve që sipas tyre nuk e shohin një të tillë.
Ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton tha se gjithmonë do të jetë krenar që ishte president në kohën kur u ndalë “spastrimi etnik në Kosovë”. Ai tha se Kosova meriton të jetë anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Edhe pse me Sindromën Down, Medina Surdulli ka arritur të fitojë shumë çmime në Kosovë dhe gara ndërkombëtare si notare. Përveç notit ajo merret edhe me skijim si dhe di t’i ekzekutojë 140 vepra në piano.
Në Prishtinë po mbahet panairi i librit, ku në mesin e librave që prezantohen janë edhe 1500 tituj të rinj. Lexuesit kryesisht shprehen jo shumë të kënaqur me çmimet e librave, pasi që sipas tyre, duket të jenë të larta.
Portretet e 99 grave të suksesshme të Kosovës, janë vendosur në obeliskun NEWBORN, në Prishtinë. Ky obelisk paraqet një nga monumentet që shënuan ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt 2008.
Endrit Toplica 24 vjeçar nga Prishtina, ka bërë një dorë robotike që mund t’u shërbejë personave që kanë duar të amputuara. Me përparimin e teknologjisë, siç janë sensorët dhe printerët tre dimensionalë, konstruktimi i një dore të tillë është shumë më i lehtë.
Qindra qytetarë serbë u mblodhën në Mitrovicë veriore për të protestuar ndaj aksionit të Policisë së Kosovës që u zhvillua të martën, ku u arrestuan 19 zyrtarë të Policisë dhe disa qytetarë që dyshohen se kishin bashkëpunuar në vepra kriminale dhe kontrabandë.
Shfaq më shumë