Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Qytetarët me të drejtë vote po zgjedhin të dielën përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës, nga i cili më pas do të zgjidhet edhe qeveria e ardhshme. Ata thonë se presin që vendi duhet të ecë më shpejt drejt zhvillimit ekonomik dhe liberalizimit të vizave.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, gjatë hapjes së votimeve, ka bërë thirrje për kujdes nga të gjitha palët për mbarëvajtje të procesit.
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e kryeministres, Vjosa Osmani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se nuk do të krijojë ndonjë koalicion qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës, por synon që të bashkëqeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje.
Lumturie Muhadri është referja e parë grua, e cila është e licencuar nga FIFA dhe drejton ndeshjet e super-ligës së meshkujve në Kosovë.
Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se marrëveshja me Serbinë do të arrihet kur Beogradi ta kuptoj se nuk mund të marrë asgjë nga Kosova. Ai po ashtu flet edhe për koalicionet paszgjedhore.
Fatmir Limaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni ndërmjet Nismës Socialdemokrate, Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tregon për prioritetet e tij nëse zgjidhet kryeministër.
Një i ri nga një fshat i Kamenicës mbledh pajisje elektronike në deponi dhe me to ndërton mjete të ndryshme robotike.
Muajve të fundit kanë ndodhur disa sulme fizike ndaj qytetarëve të komuniteteve joshumicë në Kosovë. Rasti më i fundit është rrahja e një vajze tetëvjeçare egjiptiane nga një 29-vjeçar në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Një nënë nga Ferizaj, djali i së cilës ka vdekur nga përdorimi i narkotikëve, ka hapur një qendër këshillimi për të rinjtë që përdorin substanca të ndaluara. Djali i saj filloi të abuzonte me narkotikë në moshën 14-vjeçare deri kur vdiq pas pesë vjetësh.
Deputetët e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës votuan për shpërndarjen e Kuvendit, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, e ka quajtur këtë legjislaturë si të papërgjegjshme duke theksuar se PDK shkon në zgjedhje dhe se nuk do të ketë një qeveri teknike.
Prej kur ka filluar të falet në vitin 2008, Mufail Jashari nga Pestova, ka pasur dëshirë të shkojë në Haxh, por si person me nevoja të veçanta, si dhe mundësitë e kufizuara financiare, e kanë ndaluar.
Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë hyrë në grevë 24-orëshe për të kundërshtuar vazhdimin eventual të kontratës me kompaninë e telekomunikimit Z-Mobile.
Ka nisur edicioni i tretë i festivalit të grafiteve, “Meeting of Styles Kosovo”, ku po marrin pjesë më shumë se 180 artistë nga mbarë bota.
Në Prishtinë është mbajtur një marshim protestues me moton, “Kundër racizmit”. Marshi ka filluar nga sheshi Skënderbeu në Prishtinë për të vazhduar deri te Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Është mbajtur për herë të 69-të gara tradicionale e kërcimit nga Ura e Fshejt në fshatin Xërxë, afër Gjakovës. Pjesëmarrës nga e gjithë Kosova kanë dhuruar shfaqje me kërcimet e tyre të guximshme.
Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se nuk arsye që të vonohet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi mori ftesë për intervistim si i dyshuar për krime lufte nga Dhomat e Posaçme.
Me moton “Shpresa dhe Frika” në qytetin e Pejës po mbahet për herë të 10-të me radhë Festivali i Filmit të Animuar Anibar.
Menjëherë pasi dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim me partinë e tij, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe më pas u deklarua për gazetarët.
Krerët fetarë në Kosovë, përveç atyre të Kishës Ortodokse Serbe, përmes një deklarate të përbashkët, kanë dalë kundër paragjykimeve ndaj viktimave të dhunës seksuale të luftës.
Shfaq më shumë