Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Në fondacionin BONEVET në Kosovë, të rinjtë janë duke prodhuar maska 3D për mbrojtje nga koronavirusi. Këto maska do t’iu shpërndahen punëtorëve shëndetësorë.
Përhapja e koronavirusit në Kosovë ka ndryshuar përditshmërinë e secilit qytetar. Njëjtë ka ndodhur edhe me notaren nga Prishtina, Rita Zeqiri, e cila në vitin 2016 ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Rio, Brazil.
Aleksandër Nilaj, themelues i një organizate joqeveritare në SHBA, bën shpërndarjen dhe dërgimin e qindra pakove ushqimore në Nju Jork për njerëzit që kanë mbetur pa para, si pasojë e krizës që ka shkaktuar sëmundja COVID-19.
Tenori kosovar Ramë Lahaj së bashku me sopranon Inva Mula kanë kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi gjatë pandemisë. Këtë e kanë bërë përmes këngës.
Infermierët dhe mjekët që po përballen me pacientët e infektuar me koronavirus, kanë nevojë për doreza, maska, mantele dhe mburoja të fytyrës për t’u mbrojtur nga infektimi. Por, mungesa globale e pajisjeve për mbrojtje për punëtorët shëndetësorë është një rrezik i madh.
Një banor i qytetit Mançester në Mbretërinë e Bashkuar ka argëtuar fëmijët që po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi për shkak të masave që Qeveria britanike ka marrë për mospërhapjen e koronavirusit.
Qeveria e Kosovës ka hequr tarifën 100 për qind me Serbinë dhe e ka zëvendësuar atë me reciprocitet. Dogana tashmë ka filluar t’i zbatojë vendimet e reja.
Mungesa e miellit në treg ka bërë që të rritet puna në një mulli që bluan vetëm misër. Banorë të rajonit të Hasit të Prizrenit, presin në radhë për të bluar misrin në këtë mulli të vjetër 500 vjet.
Nju Jorku është vendi më i goditur nga koronavirusi i ri në SHBA. Këto janë disa pamje të rrugëve të zbrazëta. (Reuters)
Shumë qytetarë në Prishtinë kanë protestuar nëpër ballkone me anë të krijimit të zhurmave , në kundërshtim të mbajtjes së seancës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Patrulla të Policisë së Kosovës janë parë në rrugët e Prishtinës, në natën e parë pas vendimit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve. Vetëm pak vetura shihen teksa kalojnë në rrugët pothuajse të boshatisua të Prishtinës.
Shumë qytete të Evropës janë zbrazur ditëve të fundit pasi autoritetet kanë kërkuar qëndrimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre. Daljet janë kufizuar në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit të ri. (VIDEO: AP)
Shumë qytetarë në Prishtinë dhe qytete tjera kanë bërë zhurmë dhe kanë goditur enë të ndryshme nga ballkonet e tyre për të protestuar kundër krizës së fundit qeveritare. Ata kanë kërkuar nga qeveritarët që t’i lënë anash dallimet dhe të koncentrohen në luftimin e përhapjes së koronavirusit.
Shumë qytetarë në Prishtinë dhe qytete tjera kanë bërë zhurmë dhe kanë goditur enë të ndryshme nga ballkonet e tyre për të protestuar kundër krizës së fundit qeveritare. Ata kanë kërkuar nga qeveritarët që t’i lënë anash dallimet dhe të koncentrohen në luftimin e shpërndarjes së koronavirusit.
Imamët në Kosovë kanë mbajtur ligjërata për koronavirusin, i cili shkakton sëmundjen Covid-19. Ky koronavirus është shpërndarë në pothuajse të gjitha vendet e botës. Besimtarët thonë se nuk kanë frikë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se shpreson që do të takohet me kryeministrin, Albin Kurti. Pavarësisht ftesës nga Thaçi, Kurti nuk i ka shkuar në takim, por ka paralajmëruar se një takim me presidentit mund të zhvillohet më 13 mars.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimeve të ndara me krerët e partive politike, ka mbajtur një konferencë për media. Thaçi u shpreh se Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe se spektri politik duhet të arrijë unifikim sa i përket çështjeve të interesit shtetëror.
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kërkoi që shoqëria të mos stigmatizojë këtë kategori të shoqërisë. Në fjalimin e saj, Krasniqi-Goodman kërkoi që të sillen para drejtësisë personat që kryen krime në Kos
Në një konferencë për media, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi foli për takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e të dërguarit të presidentit Donald Trump për dialogun, ambasadorit Richard Grenell.
Në vitin 2019 kanë vdekur tetë persona në burgjet e Kosovës, ose pesë më shumë sesa në vitin paraprak. Për organizatat joqeveritare që bëjnë monitorimin e burgjeve kjo është shqetësuese.
Shfaq më shumë