Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Fjalitë që tregojnë përjetimet e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, janë pasqyruar në obeliskun e pavarësisë së Kosovës. “Luftërat e pafundme sjellin shtypje, dhunë e neglizhencë ”, është motoja e obeliskut NEWBORN që ketë vit u dedikohet viktimave të dhunës seksuale.
Shumë qytetarë kanë dalur në sheshet e Prishtinës për të festuar përvjetorin e 12-të të pavarësisë së Kosovës. Prishtina është dekoruar me ngjyrat e flamurit verdhë e kaltër, por shumë qytetarë mbajnë me vete edhe flamurin kuq e zi.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes për hekurudhat në mes të Kosovës dhe Serbisë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se kjo marrëveshje është një mesazh për paqe dhe zhvillim ekonomik.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka deklaruar se reciprociteti, të cilin ne e duam është reciprocitet, që shprehet në aspektin ekonomik e tregtar dhe politik, ashtu siç është shkruar në rezolutën e 7 dhjetorit 2011 në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar detyrën nga zëvendëskryeministri i deritanishëm Behgjet Pacolli. Qeveria e udhëhequr nga Kurti mori shumicën e nevojshme në Kuvendin e Kosovës në seancën e mbajtur më 3 shkurt.
Pas votimit të qeverisë së re të Kosovës dhe dhënies së betimit nga kryeministri Albin Kurti dhe kabineti qeveritar, Kurti tha se nga sot fillon një kapitull i ri për Kosovën.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa njoftuan se kanë nënshkruar marrëveshje të koalicionit. Në një konferencë të përbashkët për media, Kurti dhe Mustafa thanë se qeveria që do të udhëhiqet nga partitë e tyre, do të ketë 15 ministri.
Valbona Berisha është duke dëshmuar në një gjykim në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër një personi, për të cilin ajo thotë se e ka parë duke ia marrë vëllain gjatë luftës në Kosovë. Që nga mbarimi i luftës, më 1999, krimet e luftës janë hetuar nga gjyqtarë dhe prokurorë të huaj.
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, u takua sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidenti Donald Trump janë të interesuar që të zgjidhin problemet dhe çështjet e hapura në bisedimet Kosovë – Serbi, ka deklaruar të mërkurën mbrëma në Prishtinë, ambasadori Richard Grenell.
Në shumë liqene të Kosovës që përdoren për ujë të pijshëm, derdhen ujërat e zeza të banorëve që jetojnë përreth. Një plan i fundit për ndërtimin e një lagjeje banimi afër Liqenit të Badovcit, në periferi të Prishtinës, ka shkaktuar pakënaqësi te pjesëtarët e shoqërisë civile që thonë se liqeni do të
Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në homazhet që janë mbajtur në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes në 21-vjetorin e masakrës, në të cilën u vranë 45 civilë shqiptarë nga forcat serbe.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u takua me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku diskutuan për formimin e institucioneve të reja. Në këtë takim, Kurti nuk ka prezantuar emrin e mandatarit për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.
Kosova u bë vendi i parë që ka kthyer 110 qytetarë të saj nga Siria, por integrimi i tyre vazhdon të mbetet sfidë për institucionet. Edhe gjatë vitit 2020 prokuroritë dhe gjykatat në Kosovë do të merren me gratë dhe burrat që akuzohen për pjesëmarrje në luftëra të huaja.
Deputetët që fituan mandate në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, kanë mbajtur seancën konstituive. Pasi u betuan në Kushtetutën e Kosovës, deputetët e legjislaturës së shtatë përmbyllën seancën konstituive me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve.
Aldi Hoxha nga “Down Syndrome Kosova” ka filluar punën në Trafikun Urban në Prishtinë. Ai evidenton çdo hyrje-dalje në këtë ndërmarrje. Nga gjithsej 900 persona në Kosovë me sindromën Down, vetëm 8 prej tyre janë të punësuar.
Të rinjtë e Luginës së Preshevës, të cilët studiojnë në Kosovë, kanë vështirësi të gjejnë punë në Serbi, pasi atyre nuk iu njihen diplomat. Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar shumë marrëveshje në nivel teknik, por shumë nga to mbeten të pazbatuara për shkak se mungon vullneti nga të dy palët.
Shumë qytetarë i janë bashkuar iniciativës "Vrapo Babadimër" në Prishtinë, që ka për qëllim mbledhjen e fondeve për familjet në nevojë. Këtë vit, sipas organizatorëve, pritet t'ju ndihmohet rreth 700 familjeve.
Mjekët në Kosovë nuk i kanë trajtuar pacientët dhe mësuesit nuk i kanë mbajtur dy orë mësimi nëpër shkolla. Ata kanë mbajtur një grevë për disa orë pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi Ligjin për paga që shumë punëtorë të sektorit publik do t’i merrnin me rritje duke filluar nga fundi i dhjetorit.
Shumë biznese në Luginë të Preshevës kanë reduktuar numrin e punëtorëve ose janë mbyllur në tërësi, që kur Qeveria e Kosovës ka vendosur tarifën 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Shfaq më shumë