Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Partia Socialiste në Tiranë ka shpallur fitore në zgjedhjet e 25 prillit. Udhëheqësi i saj, njëherësh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se dëshiron të jetë kryeministër, për një mandat të tretë, i të gjithë shqiptarëve në këtë vend.
Mijëra qytetarë shqiptarë kanë votuar për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Deri në orën 11.00 kanë votuar 20.81 për qind e numrit të përgjithshëm të votueseve. Qytetarët e anketuar, thanë për REL se ata presin që zgjedhjet të sjellin ndryshim në jetën e tyre.
Në Shqipëri ka nisur votimi i qytetarëve për zgjedhjet parlamentare. Qendrat e votimit në mbarë vendin janë hapur rreth orës 7.00. Në orët e mëngjesit nuk është raportuar për ndonjë incident. Votimi do të mbyllet në ora 19.00. Të drejt vote kanë rreth 3.6 milionë qytetarë.
Rreth 3.6 milionë shqiptarë më të drejtë vote në Shqipëri do t’u drejtohen kutive të votimit të dielën, më 25 prill. Fushata elektorale u shoqërua me tensione, që u karakterizuan me dy incidente të armatosura.
Mëhalla e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut është një vend jetese dhe takimi për shumë komunitete etnike në Kosovë. Gjatë agjërimit për Ramazan dhe Pashkë, shumë prej tyre mund t’i shihni duke pritur në radhë përpara Furrës Teki.
Në Kosovë, të enjten ka filluar vaksinimi i personave mbi moshën 85-vjeçare. Me vetëm 24,000 vaksina deri tash në dispozicion, Kosova është vendi që ka vaksinuar më së paku banorë në Evropë.
Shumë qytetarë të moshës së tretë kanë shpresuar se do të vaksinohen të martën, më 30 mars, në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Por, ata u detyruan të kthehen mbrapsht.
Kosova ka marr 24.000 dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 programi COVAX. Personeli shëndetësor, personat mbi 80 vjeç si dhe ata me sëmundje kronike do të vaksinohen të parët.
Në mënyrë solemne, Avdullah Hoti më 23 mars ia dorëzoi detyrën kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurtit. Në një takim të shkurtër në kryeministri, Hoti ia dorëzojë Kurtit edhe dosjen e punëve të cilat i ka bërë sa ishte në qeveri. Por, çfarë kërkoi Albin Kurti në ditën e parë të tij të punës?
Me ceremoni shtetërore, kryeministri i deritanishëm i Kosovës, Avdullah Hoti ia dorëzoi detyrën, kryeministrit të ri, Albin Kurti. Qeveria Kurti u zgjodh nga Kuvendi i Kosovës, më 22 mars.
Me 67 vota për dhe 30 kundër, më 22 mars u zgjodh qeveria e re e udhëhequr nga Albin Kurti. Ekzekutivi i ri ka 15 minsitri dhe tre zëvendëskryeministra.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka propozuar emrat e kabinetit qeverisës. Kurti tha se drejtësia, shëndetësia e arsimi kanë nevojë për reforma, por se sfida kryesore është pandemia e koronavirusit.
Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, është zgjedhur kryetar i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës. Për të votuan 69 deputetë dhe 33 ishin kundër, derisa nuk kishte asnjë abstenim.
Në shenjë proteste për mossubvencionimin nga Qeveria në detyrë e Kosovës, shumë kompani të autobusëve kanë protestuar të premten në Prishtinë. Derisa të mërkurën, Shoqata e transportit rrugor të udhëtarëve, ka ndalur qarkullimin e autobusëve.
Dhjetëra gra kanë ndezur qirinj afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të kujtuar Sebahate Morinën, 42-vjeçare, e cila dyshohet se është vrarë nga ish-burri më 14 mars në Prishtinë.
Më 13 mars, 2020, u identifikuan dy rastet e para të infektimit me COVID-19 në Kosovë. Përveç se ditët në vijim u vendosën masa izolimi, rastet e infektimit dhe të vdekjeve filluan të shtohen. Tani kur është bërë një vit prej se kosovarët po përballen me COVID-19, këto janë pesë gjërat më të rëndësi
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të nisen në misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit. Numri simbolik i ushtarëve nga Kosova do të shkojnë në Kuvajt, si pjesë e Gardës Kombëtare të Ajovas.
Ka tetë vjet që Salie Gajtani Osmankaq po pret që organet e gjyqësisë të japin një epilog lidhur me padinë e saj. Ajo ka paditur ekipin që ka udhëhequr procesin e lindjes së fëmijës së saj të tretë, pasi sipas saj, me veprimet e tyre, doktorët e sollën në prag të vdekjes.
Me moton "Demokracia ka dështuar", përfaqësuesit e partive politike të komunitetet joshumicë kanë mbajtur një marsh protestues në Prishtinë. Ata kërkuan respektimin e drejtave të garantuara me Kushtetutën e Kosovës.
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak tha se marrëveshja gjithëpërfshirëse mund të arrihet nëse palët kanë vullnet. Lajçak u takua me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, e cila tha se duhet që dialogu Kosovë-Serbi të ketë qasje të re.
Shfaq më shumë