Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Qytetarët serbë në komunat veriore të Kosovës nuk e kanë idenë se a do të mund t’i vozisin automjetet që i kanë të regjistruara me targa që i lëshon Serbia pas datës 31 tetor. Në këtë ditë përfundon afati i dhënë nga Qeveria e Kosovës për pajisje me targa të ligjshme, RKS.
Vetëm 10-15 për qind e vëllimit pyjor të Kosovës pritet në përputhje me legjislacionin në fuqi, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Pyjeve në vend. Prerjet ilegale janë duke shkaktuar dëme që nuk do të mund të riparohen me dekada të tëra, paralajmërojnë ekspertët e kësaj fushe.
Baleti Kombëtar i Kosovës sivjet shënon 50-vjetorin e themelimit. Në kohën e themelimit, trupa kishte 25 balerinë të rinj, prej të cilëve 19 burra dhe 6 gra. Në vitin 2005 Trupa e Baletit u rigjenerua me balerinët e rinj. Por, edhe pas 50 vjetësh, ata ende nuk kanë një shtëpi të tyre.
Mbi dy mijë eksponate të nxjerra nga thellësia e minierave të Kosovës gjenden në Muzeun e kristaleve në Mitrovicë. Grumbullimi i kristaleve ka nisur në vitet ’60, ndërsa muzeu është hapur në vitin 1964.
Kombinati metalurgjik Trepça, ishte një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi. Kjo ndërmarrje ishte shtylla kryesore industriale e ekonomisë së Kosovës.
Këshilli i Prindërve i Shkollës Fillore "Faik Konica" në Prishtinë, të hënën ka protestuar në oborrin e shkollës, duke kërkuar ndërprerjen e grevës dhe nisjen e procesit mësimor. Si pasojë e grevave që kanë nisur në sektorin e arsimit më 25 gusht, mbi 300.000 nxënës kanë mbetur pa mësim.
Balerina kosovare, Sabrie Spahiu, nisi rrugëtimin në këtë art rreth 50 vjet më parë. Ajo i takon gjeneratës së parë të balerinëve të Trupës së Baletit të Kosovës.
Në qytetin e Pejës, në pjesën perëndimore të Kosovës, u përurua të dielën një memorial për viktimat e sulmeve të 11 shtatorit, 2001, në SHBA. Sulmet më të këqija në tokën amerikane lanë afro 3.000 njerëz të vdekur.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, më 5 shtator zhvilloi vizitën e parë në Kosovë, prej se është zgjedhur në krye të ekzekutivit serb më 2017. Në Mitrovicë të Veriut – komunë e banuar me shumicë serbe – ajo tha se dëshiron të përçojë mesazhe paqeje e stabiliteti.
Emine Hashani Llalloshi udhëheq një klub noti në Prishtinë, për më shumë se dy dekada. Mësimet e saj i kanë kaluar mbi 3.500 nxënës, por rrugëtimi i vetë Emines ka qenë i vështirë: me familjen që e kundërshtonte dhe thoshte se “sporti nuk është për vajza”.
Ndonëse janë dhënë më shumë se 2 milionë euro për renovimin e stadiumit të Gjilanit, punimet nuk janë ende as afër përfundimit. Komuna e Gjilanit ka ndërprerë kontratën ekzistuese dhe projekti pritet të nisë nga fillimi. Klubet e futbollit në Gjilan thonë se dëmi për ta është i madh.
I emëruari i BE-së për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, takuan të mërkurën liderët politikë në Prishtinë, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për lirinë e lëvizjes.
Komuniteti boshnjak në Kosovë, që ka rreth 30 mijë banorë, prej vitesh kërkon themelimin e tri komunave të reja në lokalitetet ku është shumicë. Premtime për këtë iu dhanë shumë politikanë shqiptarë, por gjasat për bërjen realitet të këtyre kërkesave, aktualisht janë të vogla.
Policia e Kosovës do të shërbehet me një teknologji të re, për t’i identifikuar dhe gjobitur kundërvajtësit në trafik - pa pasur nevojë të bëjë ndalimin e automjeteve.
Në Prishtinë po mbahet edicioni i gjashtë i festivalit “Meeting of Styles”, që synon përmes grafiteve të transformojnë rrugët dhe hapësirat e tjera publike. Ky edicion po mbahet në rrugën B të kryeqytetit, ku mbi 100 artistë dhe krijues nga e mbarë bota po shfaqin artin e tyre.
Duke filluar nga 22 korriku, në kuadër të “Manifestës”, Bienales Evropiane Nomade, në Prishtinë organizohen aktivitete artistike, shfaqje e punëtori të ndryshme. Qëllimi i kësaj ngjarjeje që zgjat 100 ditë, është rikthimi i hapësirave publike te qytetarët.
Shfaq më shumë