Bekim Bislimi është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Kosova nuk është çerdhe e as promovuese, por është cak dhe shënjestër e terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, ka thënë në një konferencë, Shpend Maxhuni drejtor i Policisë së Kosovës.
Pas deklaratave në Prishtinë, të shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias, se Greqia është e gatshme ta mbështes anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe në Interpol, autoritetet në Serbi kanë reaguar.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se ditën e diel ka gjetur armë, municion dhe disa rroba, te liqeni i Badovcit. Ditë më parë afër këtij lokacioni ishin arrestuar 3 persona të dyshuar për terrorizëm.
Procesi për zbardhjen e të pagjeturve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ka shënuar ngecje tash e 3 muaj, që nga gërmimi i fundit në një lokacion të dyshuar si varrezë masive, në rrethinën e Novi pazarit, në Serbi.
Në qoftë se do të arrihet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për pakon e temave për të cilat është diskutuar në Bruksel, barrikada e ashtuquajtur “Parku i paqes, do të hiqet më 1 tetor, thotë Agim Bahtiri.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe njohës të rrethanave të sigurisë në vend, vlerësojnë se Kosova nuk është imune ndaj terrorizmit, ndërkohë që sipas tyre, institucionet po bëjnë punën e tyre.
Kosova nuk ka rrezik të lartë nga grupi militant Shteti Islamik, sepse ky grup sulmon shtetet me ndikim në marrëdhëniet ndërkombëtare, thotë për REL, Florian Qehaja, drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë.
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës nga Lista Serbe, në dialogun Kosovë - Serbi në Bruksel, janë pjesë e delegacionit nga Beogradi. Këtë e ka konfirmuar Goran Rakiq, kryetar i Mitrovicës së veriut, nga Lista Serbe.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka cilësuar si një prej temave më të vështira të dialogut me Serbinë, krijimin e Asociacionit të komunave serbe. E, njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, thonë se lidhur me këtë, palët do të detyrohen të arrijnë një kompromis.
Asociacionin apo Bashkësia e komunave me shumicë serbe duket të jetë nyja e zgjidhjes për të arritur marrëveshje në pako, edhe për çështjet siç janë telefonia, energjia dhe lëvizja e lirë...
Që prej publikimit të një videoje propagandistike nga grupi militant Shteti Islamik (IS) për disa vende të Ballkanit, përfshirë këtu edhe Kosovën, masat e sigurisë në vend duket se janë shtuar ndjeshëm.
Edhe pse Gjykata Speciale nuk është kriter për integrimet evropiane të Kosovës, mosmiratimi i saj nga Kuvendi i Kosovës do të ndikojë në proceset integruese të vendit, thonë analistët.
Të hënën, më 29 qershor, pritet të zhvillohet takimi i radhës i nivelit të kryeministrave, në dialogun Kosovë-Serbi. Në takim do të bisedohet edhe për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Sekretari amerikan i forcave detare, Ray Mabus, ka theksuar se e mirëpret “thellimin dhe zgjerimin e rolit të Korpusit të marinsave amerikan me Forcën e Sigurisë së Kosovës”. Mabus i ka bërë këto deklarata gjatë një vizite në Prishtinë.
Barrikada e ashtuquajtur “Parku i paqes” në urën mbi lumin Ibër, do të jetë temë e bisedimit në takimin e 23 qershorit në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kampionati Botëror në Hendboll për shtetet në zhvillim, i cili ka nisur të shtunën në Kosovë, është vlerësuar si ngjarja më e madhe sportive e organizuar ndonjëherë në vend.
Autoritetet e Serbisë janë të shqetësuara për shkak të rezolutës së paralajmëruar për Srebrenicën, të cilën Britania e Madhe po ia propozon Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në prag të 20 vjetorit të gjenocidit.
Shfaq më shumë