Bekim Bislimi është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Irfan Salihu nuk do të jetë imam i xhamisë për 1 vjet. Kjo është masa disiplinore të cilën ia dha Komisioni Disiplinor i Kryesisë së BIK-ut këtij imami, i cili në një ligjeratë të tij kishte thënë se “turqit i kanë sjellë shqiptarët në Kosovë”.
Barrikada e ashtuquajtur “Parku i paqes”, në urën kryesore mbi lumin Ibër, që ndan pjesën jugore dhe veriore të Mitrovicës, që nga vendosja e saj, po pengon qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe mallrave.
Zbatimi i Strategjisë për Menaxhimin e Integruar të Kufirit si dhe lufta kundër trafikimit të narkotikëve, ka qenë objektivi i projektit të binjakëzimit, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian.
Në Mitrovicë, të mërkurën është mbajtur ceremonia qendrore me rastin e rivarrimit të eshtrave të heroit Isa Boletini. Në ceremoni kanë marrë pjesë drejtues të institucioneve të larta të Kosovës dhe Shqipërisë.
Largimi i Sepp Blatter nga kreu i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) nuk do të ndikojë në përpjekjet e Kosovës për tu anëtarësuar në FIFA, thonë përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Në lojërat olimpike të Evropës në Baku të Azerbajxhanit, që nisin me 12 qershor, Kosovën do ta prezantojë ekipi olimpik i përbërë nga 19 sportistë në 9 disiplina sportive.
Bashkësia Islame e Kosovës i gjykon ashpër kërcënimet që Shteti Islamik i përcjellë për rajonin, përfshirë edhe Kosovën, përmes videos propagandistike të Shtetit Islamik.
Personat e lidhur me organizatat e njohura ndërkombëtarisht si terroriste, sikurse Shteti Islamik dhe Al Nusra, po përdorin internetin dhe rrjetet sociale për rekrutimin e të rinjve në Kosovë, thonë zyrtarë të Policisë së Kosovës.
"Incidentet e muajve të fundit në veri të Kosovës, kanë dërguar mesazhe jo të mira dhe po i brengosin qytetarët në atë pjesë të vendit", thotë Adrijana Hoxhiq, shefe e Zyrës Administrative të Qeverisë së Kosovës në veri.
Autoritetet në Serbi e dinë se kush janë vrasësit e vëllezërve Agron,Yll dhe Mehmet Bytyçi, thotë vëllai i tyre Fatos Bytyçi, në një bisedë me Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.
Isa Mustafa është rizgjedhur për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Kuvendi zgjedhor i kësaj partie
Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se shtyrja e votimit të amendamentit kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte nga Kuvendi i Kosovës, nuk do të shkojë në pafundësi.
Me dy vota kundër, të anëtarëve serbë të ekzekutivit, Qeveria e Kosovës ka vendosur të procedojë në Kuvendin e Kosovës ndryshimet kushtetuese për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Autoritetet e Kosovës po përcjellin vazhdimisht zhvillimet dhe informatat që vijnë nga Maqedonia, lidhur me shtetasit e Kosovës, të vrarë dhe të arrestuar në incidentin e Kumanovës.
Autoritetet e rendit në Kosovë kanë bërë të ditur të hënën se bazuar në informacionet që posedojnë, janë 9 shtetas të Kosovës të cilët janë vrarë në Kumanovë dhe 21 të tjerë, të arrestuar në ndërlidhje me këtë rast.
Shfaq më shumë