Bekim Bislimi është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Të shtunën, me 12 shtator, pritet të merret vendimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Serbi, konfirmojnë përfaqësuesit e komunave të Luginës së Preshevës, në jug të Serbisë.
Zëvendësministri i jashtëm, Petrit Selimi, ka vizituar Selinë e shenjtë, në Vatikan. Ai i ka thënë Radios Evropa e Lirë se me zyrtarët e Selisë së shenjtë ka diskutuar çështjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
"Atletika është dhe do të jetë mbretëreshë e sporteve, por fatkeqësisht në Kosovë nuk kuptohet kështu", thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Halil Sylejmani, kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës.
Njohësit e rrethanave të sigurisë në Kosovë dhe përfaqësues të institucioneve të vendit, vlerësojnë se grupi militant Shteti islamik mund të shfrytëzojë motivet ballkanike, që do të krijonte një, të ashtuquajtur IS ballkanik.
Asociacioni apo Bashkësia e komunave me shumicë serbe, gjithsesi që do të ketë kompetenca ekzekutive, por jo një autonomi të veçantë brenda Kosovës, thotë në intervistën për REL, Aleksandar Jablanoviq.
“E kemi hapur edhe me zonjën Mogherini çështjen e të pagjeturve, në fillim të bisedimeve. Do ta hapim tani, sepse është krijuar mundësia", tha kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve.
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovë, të institucioneve të larta dhe të Listës Serbe, e konsiderojnë marrëveshjen për formimin e Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, si mjaft të kënaqshme.
Përfaqësuesit serbë në Kosovë kanë mendime të ndara rreth Asociacioni të Komunave me shumicë serbe. Disa thonë se nuk do të kenë ndonjë përfitim, ndërsa tjerë presin që ky organ t’i forcojë ata.
Kurset për gjuhën shqipe në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në mesin e studentëve të huaj, janë duke i përcjellë edhe studentet serbe nga Universiteti i Beogradit.
Ashpërsimi i diskursit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe polemikën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ndërmjet dy kryediplomatëve, Thaçi dhe Daçiq, pasqyron situatën reale të mosdurimit të dy vendeve, vlerësojnë analistët.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është tubimi më i madh dhe më i rëndësishëm i shkencave albanologjike, të cilat janë shumë-dimensionale dhe multi-disiplinare, thonë studiuesit, shqiptarë dhe të huaj.
Asociacioni apo Bashkësia e komunave me shumicë serbe janë dy terme për një mekanizëm dhe ato kanë dallime në kuptime, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike dhe juridike.
Procesi i integrimit të të një numri të pjesëtarëve të së ashtuquajturës “Mbrojtja civile” në institucionet e Kosovës ka nisur, por problematike duket se do të jetë çështja e atyre që nuk do të integrohen...
Në Prishtinë, të hënën është hapur Seminari i 34-të Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Seminari është vlerësuar si një nga ngjarjet me të rëndësishme kulturore dhe shkencore të Kosovës.
Ditën e hënë, Kuvendi i Kosovës do të votojë sërish për ndryshimet kushtetuese që do ta hapin rrugën për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.
Bastisja dhe kontrolli i dy institucioneve financiare, në Graçanicë dhe Mitrovicë të veriut, të mërkurën, është ndërmarrë me dyshimin për shmangie të tatimit, thonë zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Autoritetet e Kosovës thonë se janë në betejë që Kosova të anëtarësohet në UNESCO, ndërkohë që autoritetet e Serbisë, thonë se po bëjnë çdo gjë për ta penguar një gjë të tillë.
"Lista Serbe do ta votojë amendamentin kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale, por nuk do të votojë për themelimin e FAK-ut, në formën që ekzistojnë propozimet tash për tash", thotë Branimir Stojanoviq.
Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, është bërë e ditur që në seancën e radhës nuk do të diskutohet çështja e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpërbërjen, përkatësisht, integrimin në institucione të 483 personave nga formacioni i ashtuquajtur “Mbrojtja civile” që vepron në veri të Kosovës, ka nxitur reagime të liderëve serbë në veri të vendit.
Shfaq më shumë