Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Përfaqësuesit e ambasadave më me ndikim në Kosovë u kanë bërë thirrje sërish partive politike që të gjejnë një zgjidhje përmes dialogut. Këtë qëndrim ata e kanë përsëritur edhe pas një takimi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.
"Mund të konfirmojë se nga tetë rekomandimet e fundit të Komisionit Evropian, gjashtë prej tyre i kemi plotësuar në tërësi, ndërsa dy të tjera janë në proces”, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.
“Viteve të fundit kemi një shtrirje më të fuqishme të zbatimit të ligjit në veri, dhe kjo i pengon grupet e caktuara të interesit”, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Besim Hoti, zëvendës komandant i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Takimi i thirrur nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është thënë se ka si qëllim gjetjen e një zgjidhjeje politike në mënyrë që Kuvendi, t’i kthehet normalitetit pas bllokimit të punës nga ana e opozitës. Ftesës së saj i është përgjigjur vetëm lideri opozitar nga AAK, Ramush Haradinaj.
Për dallim nga Vetëvendosje e Nisma, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes Atifete Jahjaga, për takimin e liderëve të partive politike, që pritet të mbahet të hënën.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, kanë ftuar partitë politike opozitare që, të hënën, më 8 shkurt, të marrin pjesë bashkërisht në takimin e ftuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Në ditën e dytë të konferencës “Gërmia Hill”, ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Skënder Hyseni, tha se autoritetet e vendit e kanë nën kontroll përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në Siri.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj konsideron se koalicioni qeverisës aktual ka kuptuar se vonesa për thirrje të zgjedhjeve do të dëmtojë edhe më shumë vendin. Hashim Thaçi, mbetet kandidati i vetëm deri më tani për postin e presidentit.
Partitë politike në Kosovë thërrasin për reflektim lidhur me krizën në Kuvendin e Kosovës, por gjendja vazhdon te jetë e njëjtë.
Leutrim Dalipi, ishte nisur në shtator të vitit 2014, së bashku me një shok të tij, në drejtim të Sirisë. Ai tregon historinë e vendimit për të shkuar në atë që e quan “Tokë e Shenjtë”.
Analistët politik në Prishtinë konsiderojnë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në nivelin e kryeministrave, mund të ngecë për shkak të qëndrimeve të kundërta mes palëve.
Caktimi i një objekti të përshtatshëm për vendosjen e institucionit të Avokatit të Popullit është një nga kriteret që Komisioni Evropian i ka vënë Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.
Prokuroria Speciale e Kosovë, gjatë viteve 2014-2015, ka zhvilluar hetimet ndaj 190 personave dhe ka ngritur 62 aktakuza të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të terrorizmit.
Strategjia Nacionale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, parasheh që, në një segment, të përfshijë edukimin dhe vetëdijesimin e brezave të rinj në shkollat e Kosovës.
Kosova tashmë ka përmbushur kriteret e fundit teknike për liberalizimin e vizave, të kërkuara nga Komisioni Evropian. Kështu të paktën thonë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Integrimeve të Kosovës.
Qeveria e Kosovë duhet të prezantojë plane konkrete për debatet edukative me të rinjtë, lidhur me pasojat nga ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi që shpie në terrorizëm, thonë ekspertë nga fusha e sociologjisë.
Partitë politike opozitare në Kosovë kanë deklaruar se, si opozitë, nuk do të ndalen me protesta paqësore deri në largimin nga pushteti të qeverisjes aktuale.
Rreth 100 vende të krimit të dhunës seksuale që kanë ndodhur gjatë periudhës së luftës, janë identifikuar nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë.
Shfaq më shumë