Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Deputetët e opozitës kanë hedhur sërish gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës
Diskursi i përfaqësuesve të partive politike në Kosovë tregon se konflikti politik do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë, vlerësojnë analistët politik vendorë. Sipas tyre, tash për tash, në skenën politike kosovare nuk ka ndonjë ide se si të dilet nga kriza.
Kosova dhe institucionet e saj, edhe tetë vjet pas shpalljes se pavarësisë së vendit, lëngojnë, si në aspektin e jashtëm, po ashtu edhe në atë të brendshëm, vlerësojnë analistët politik në Prishtinë.
Dy ditët e fundit, Policia e Kosovës ka zbatuar plan veprimi, sipas së cilit, janë arrestuar aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë edhe deputetin Glauk Konjufca. Arrestimet po bëhen një ditë para 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Përderisa partitë politike në pushtet në Kosovë insistojnë në kandidimin e Hashim Thaçit për president të ri të Kosovës, partitë opozitare thonë se udhëheqësit aktual të vendit nuk kanë mandat që të thërrasin seancë për zgjedhjen e presidentit.
Organizatat Joqeveritare të hetuara nën dyshimet për aktivitet që ndërlidhet me nxitjen e ekstremizmit, janë urdhëruar të ndërpresin veprimtarinë e tyre në Kosovë.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vazhduar takimet me zyrtarë të institucioneve të Kosovës, si dhe me ambasadorët ndërkombëtar të akredituar në Kosovë. Një prej temave të këtyre takimeve ka qenë dalja nga kriza aktuale politike...
Përfaqësuesit e ambasadave më me ndikim në Kosovë u kanë bërë thirrje sërish partive politike që të gjejnë një zgjidhje përmes dialogut. Këtë qëndrim ata e kanë përsëritur edhe pas një takimi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.
"Mund të konfirmojë se nga tetë rekomandimet e fundit të Komisionit Evropian, gjashtë prej tyre i kemi plotësuar në tërësi, ndërsa dy të tjera janë në proces”, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.
“Viteve të fundit kemi një shtrirje më të fuqishme të zbatimit të ligjit në veri, dhe kjo i pengon grupet e caktuara të interesit”, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Besim Hoti, zëvendës komandant i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Takimi i thirrur nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është thënë se ka si qëllim gjetjen e një zgjidhjeje politike në mënyrë që Kuvendi, t’i kthehet normalitetit pas bllokimit të punës nga ana e opozitës. Ftesës së saj i është përgjigjur vetëm lideri opozitar nga AAK, Ramush Haradinaj.
Për dallim nga Vetëvendosje e Nisma, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes Atifete Jahjaga, për takimin e liderëve të partive politike, që pritet të mbahet të hënën.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, kanë ftuar partitë politike opozitare që, të hënën, më 8 shkurt, të marrin pjesë bashkërisht në takimin e ftuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Në ditën e dytë të konferencës “Gërmia Hill”, ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Skënder Hyseni, tha se autoritetet e vendit e kanë nën kontroll përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në Siri.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj konsideron se koalicioni qeverisës aktual ka kuptuar se vonesa për thirrje të zgjedhjeve do të dëmtojë edhe më shumë vendin. Hashim Thaçi, mbetet kandidati i vetëm deri më tani për postin e presidentit.
Partitë politike në Kosovë thërrasin për reflektim lidhur me krizën në Kuvendin e Kosovës, por gjendja vazhdon te jetë e njëjtë.
Leutrim Dalipi, ishte nisur në shtator të vitit 2014, së bashku me një shok të tij, në drejtim të Sirisë. Ai tregon historinë e vendimit për të shkuar në atë që e quan “Tokë e Shenjtë”.
Analistët politik në Prishtinë konsiderojnë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në nivelin e kryeministrave, mund të ngecë për shkak të qëndrimeve të kundërta mes palëve.
Caktimi i një objekti të përshtatshëm për vendosjen e institucionit të Avokatit të Popullit është një nga kriteret që Komisioni Evropian i ka vënë Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.
Prokuroria Speciale e Kosovë, gjatë viteve 2014-2015, ka zhvilluar hetimet ndaj 190 personave dhe ka ngritur 62 aktakuza të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të terrorizmit.
Shfaq më shumë