Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Institucionet e vendit nuk kanë bërë një hap përpara në drejtim të shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, një forcë e re mbrojtëse, që do ta dallonte nga ato që ka sot Kosova.
Përfaqësues nga Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës thonë se deri tash janë kryer të gjitha obligimet për themelimin e Gjykatës Speciale.
Kërcënimet dhe frikësimet vazhdojnë të jenë arsyeja kryesore pse dëshmitarët në proceset gjyqësore, sidomos në rastet e cilësuara si të ndjeshme, shpeshherë refuzojnë tërësisht t’i tregojnë ato që dinë.
“Veprimi kundër ekstremizmit të dhunshëm nuk mund të reduktohet vetëm në sundimin e rendit dhe ligjit, jo vetëm në arrestime dhe në burgosje, por edhe në promovimin e narracionit të kundërt, të tolerancës paqes dhe dialogut”, tha Selimi për Radion Evropa e Lirë.
Institucionet e Kosovës nuk kanë bërë ende ndonjë hap përpara në drejtim të shndërrimit të Forcës së Sigurisë në Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, tha të premten se autoritetet e rendit kanë të identifikuara zonat në qytete, ku në masë të madhe përkrahet ideologjia e ekstremizmit të dhunshëm fetar.
Pavarësisht vlerësimeve në nisje të procesit të dialogut si “historik” dhe fillim i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, shumëçka ka ngecur kohët e fundit.
Partitë në pushtet thonë se janë të gatshme t’i ofrojnë opozitës cdo gjë që bazohet në Kushtetutë dhe rregullore të Kuvendit dhe i bëjnë thirrje të ulen e të bisedojnë. Opozita shprehet e gatshme të bisedojë vetëm për datën e zgjedhjeve të reja
Autoritetet në Prishtinë thonë se sundimi i ligjit dhe rendit në Kosovë do të vazhdojë të mbetet një prej sfidave më të mëdha të Kosovës, edhe pas procesit të liberalizimit të vizave. Ata thonë se e kanë ngritur nivelin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Mekanizmat e sigurisë në Kosovë thonë se në vend janë funksionale predikimet fetare në shtëpi private dhe kjo e shton shqetësimin për mundësinë e predikimit radikal të fesë. Më pak se 110 shtetas të Kosovës, thonë autoritetet e sigurisë, janë sot pjesë të organizatave ekstremiste në Siri.
Përfaqësuesit e banorëve të brezit kufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe partitë politike opozitare, vazhdojnë t'ju bëjnë thirrje autoriteteve të vendit që të gjejnë një zgjidhje tjetër për shënjimin e vijës kufitare me shtetin fqinj.
Zyrtarë të partive politike që udhëheqin me koalicionin qeverisës, PDK-LDK, kohëve të fundit kanë shkëmbyer kritika për punën në institucione. Ata akuzojnë njëri-tjetrin duke thënë se me raste nuk po respektohet marrëveshja e koalicionit.
Institucionet e Kosovës po përgatisin një strategji për rehabilitimin dhe integrimin e personave të cilët kanë qenë pjesë e luftërave në Siri dhe Irak, përkrah organizatës tashmë të shpallur si terroriste, që veten e quan Shteti Islamik.
Pas pranimit të Kosovës në disa mekanizma sportiv ndërkombëtar, të rinjtë në Prishtinë, konsiderojnë se gjeneratat e reja do të kenë mundësi që talentin e tyre që kanë për futboll ta tregojnë jo vetëm në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njeriu që e nisi i pari nga Kosova dialogun politik me Serbinë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, beson se vetëm përmes bisedimeve mund të promovohet paqja dhe bashkëpunimi në rajon.
Qeveria e Kosovës nuk e ka proceduar ende Projektligjin për ratifikm të Demarkacionit. Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka ftuar sërish opozitën që paraprakisht të ulen dhe të gjejnë një pajtim para se Kuvendi të procedojë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë vendim se kur do ta procedojë për ratifikim në Kuvend, marrëveshjen me Malin e Zi për Demarkacionin e kufirit. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, thanë për Radion Evropa e Lirë se kjo do të ndodh shumë shpejt.
Udhëheqësit e sportit të Kosovës dhe ata të institucioneve, thonë se fushata e Serbisë kundër ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës, në veçanti të futbollit, nuk do të mund të ketë ndikim dhe nuk do ta kthejë procesin e anëtarësimit të vendit në UEFA.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, tha të enjten në Prishtinë se zbatimi i marrëveshjeve në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për vazhdimin e bisedimeve mes dy vendeve.
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës si dhe qytetarët, kanë mirëpritur propozimin e KomisionitEvropian drejtuar Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Shfaq më shumë