Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ankohet për mungesë të numrit të gjykatësve që, siç thotë, ka ndikuar në grumbullimin e lëndëve në gjykata. Organizatat joqeveritare ndërkaq thonë se ka mungesë të një sistemi efikas të llogaridhënies në sistemin e drejtësisë dhe se me grumbullimin e lëndëve po shkelen të drejtat e qytetarëve.
Projekti i Qeverisë së Serbisë për ndërtimin e 300 shtëpive për serbët në veri do të realizohet pavarësisht qëndrimit të Prishtinës, thonë përfaqësues të serbëve. Autoritetet në Prishtinë ndërkaq theksojnë se investimet e njëanshme janë në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe ndërhyrje e Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës
Analistët politikë në Kosovë, vlerësojnë se sfida më e madhe në 17 - vjetorin e çlirimit të Kosovës mbetet integrimi i veriut të vendit dhe zhvillimi ekonik i saj.
Prishtina, të shtunën, ishte në mbështetje të kombëtares shqiptare në ndeshjen e parë të saj kundër Zvicrës në EURO 2016. Sheshi në Prishtinë u mbush me tifozë që e ndoqën ndeshjen në dy ekrane të mëdha të vendosura në dy skajet e tij. Edhe lokalet e Prishtinës u shndërruan në arena sportive me qyte
Partitë opozitare paralajmërojnë ndërmarrjen e masave dhe veprimeve të ndryshme në kundërshtim të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Qeveria në Prishtinë e pranon se Serbia po e pengon Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane sado që rithekson faktin se vendi ka ndërtuar marrëdhënie të re kontraktuale me BE-në. Opozita ndërkaq thekson se zgjatja e dialogut me Serbinë po e bllokon anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Përderisa Qeveria e Kosovës është duke u përgatitur të procedojë në Kuvend për ratifikim marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, partitë politike opozitare, thonë se do të angazhohen që kjo marrëveshje, siç qëndron aktualisht, të mos kalojë.
Institucionet e vendit nuk kanë bërë një hap përpara në drejtim të shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, një forcë e re mbrojtëse, që do ta dallonte nga ato që ka sot Kosova.
Përfaqësues nga Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës thonë se deri tash janë kryer të gjitha obligimet për themelimin e Gjykatës Speciale.
Kërcënimet dhe frikësimet vazhdojnë të jenë arsyeja kryesore pse dëshmitarët në proceset gjyqësore, sidomos në rastet e cilësuara si të ndjeshme, shpeshherë refuzojnë tërësisht t’i tregojnë ato që dinë.
“Veprimi kundër ekstremizmit të dhunshëm nuk mund të reduktohet vetëm në sundimin e rendit dhe ligjit, jo vetëm në arrestime dhe në burgosje, por edhe në promovimin e narracionit të kundërt, të tolerancës paqes dhe dialogut”, tha Selimi për Radion Evropa e Lirë.
Institucionet e Kosovës nuk kanë bërë ende ndonjë hap përpara në drejtim të shndërrimit të Forcës së Sigurisë në Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, tha të premten se autoritetet e rendit kanë të identifikuara zonat në qytete, ku në masë të madhe përkrahet ideologjia e ekstremizmit të dhunshëm fetar.
Pavarësisht vlerësimeve në nisje të procesit të dialogut si “historik” dhe fillim i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, shumëçka ka ngecur kohët e fundit.
Partitë në pushtet thonë se janë të gatshme t’i ofrojnë opozitës cdo gjë që bazohet në Kushtetutë dhe rregullore të Kuvendit dhe i bëjnë thirrje të ulen e të bisedojnë. Opozita shprehet e gatshme të bisedojë vetëm për datën e zgjedhjeve të reja
Autoritetet në Prishtinë thonë se sundimi i ligjit dhe rendit në Kosovë do të vazhdojë të mbetet një prej sfidave më të mëdha të Kosovës, edhe pas procesit të liberalizimit të vizave. Ata thonë se e kanë ngritur nivelin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Mekanizmat e sigurisë në Kosovë thonë se në vend janë funksionale predikimet fetare në shtëpi private dhe kjo e shton shqetësimin për mundësinë e predikimit radikal të fesë. Më pak se 110 shtetas të Kosovës, thonë autoritetet e sigurisë, janë sot pjesë të organizatave ekstremiste në Siri.
Përfaqësuesit e banorëve të brezit kufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe partitë politike opozitare, vazhdojnë t'ju bëjnë thirrje autoriteteve të vendit që të gjejnë një zgjidhje tjetër për shënjimin e vijës kufitare me shtetin fqinj.
Zyrtarë të partive politike që udhëheqin me koalicionin qeverisës, PDK-LDK, kohëve të fundit kanë shkëmbyer kritika për punën në institucione. Ata akuzojnë njëri-tjetrin duke thënë se me raste nuk po respektohet marrëveshja e koalicionit.
Institucionet e Kosovës po përgatisin një strategji për rehabilitimin dhe integrimin e personave të cilët kanë qenë pjesë e luftërave në Siri dhe Irak, përkrah organizatës tashmë të shpallur si terroriste, që veten e quan Shteti Islamik.
Shfaq më shumë