Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, duhet të kthehet në pikën zero, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj. Sipas tij, Qeveria aktuale e ka futur vendin në krizë politike krejt të panevojshme, me tensione dhe me shumë probleme.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se projekt-ligji për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi do t’i dërgohet Kuvendit brenda pak kohësh për votim. Partia në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, prezanton planin pesë pikësh, ‘rrjedhojë e nevojës për anulimin e marrëveshjes aktuale me Malin e Zi’.
Në radhitjen ndërkombëtare të fuqisë së pasaportave të vendeve në botë, Kosova është paraqitur në vendin e 86-të, marrë parasysh se qytetarët e saj mund të udhëtojnë në vetëm 41 vende të botës - pa viza.
Zhvillimet politike në rajon, për shkak të specifikave të caktuara, shpesh ndërlidhen me implikime në shtete të ndryshme të Ballkanit por, thonë analistët politikë në Kosovë, ‘rasti i referendumit në Republikën Serbe nuk pritet të ketë ndonjë jehonë apo ndikim të veçantë në Kosovë dhe posaçërisht jo në pjesët e banuara me shumicë serbe’.
Çështja e të pagjeturve nga Kosova, e vlerësuar si më e dhimbshmja që prej përfundimit të luftës më 1999, mund të hapet në bisedat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sado që ajo deri tani s'ka arritur të bëhet pjesë e agjendës së dialogut, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.
Kosova, me gjasë, do të duhet të pres anëtarësimin në dy organizatat ndërkombëtare të sigurisë, INTERPOL dhe EUROPOL, për të paktën edhe një vit tjetër, thonë njohës të mirë të rrethanave të sigurisë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do të bëjë dekretimin e 34 gjyqtarëve nga radhët e komunitetit serb, të propozuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që nga muaji gusht i vitit 2015, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë zyrtarë të Presidencës.
Të paktën 50 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në aksidente trafiku në gjysmën e parë të vitit, flasin shifrat zyrtare të Policisë së Kosovës, ndërkohë që një numër aksidentesh kanë shënuar posaçërisht periudhën e verës.
Emrat e 34 gjyqtarëve serbë, që pritet të punojnë në Gjykatën Themelore në veri të Kosovës, i janë dërguar për dekretim presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, thonë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Udhëheqës të Forcës së Sigurisë së Kosovës, thonë se shndërrimi i saj në një Forcë të Armatosur do të bëhet në përputhje me standardet e NATO-s, si një “ushtri moderne me kapacitete të plota”.
Sistemi i drejtësisë në Kosovë është skajshmërisht i politizuar dhe rrjedhimisht jofunksional, thonë përfaqësues të organizatave joqeveritare. Por, autoritetet e gjyqësorit në vend, sado që pohojnë se mund të ketë raste individuale, përgjithësisht e përjashtojnë mundësinë e ndikimit të politikës.
Veseli: "Si koalicion qeveritar jemi shumë stabil”. Beqiri: “Besoj se do të vazhdojë puna”.
Kuvendi i Kosovës e ka përmbyllur sesionin pranveror të tij përmes përplasjeve të forta ndërmjet pozitës e opozitës për çështje të ndryshme dhe me ndërprerje të shumta të punës, duke mos arritur të përmbushë detyrat e miratimit të ligjeve dhe pakove ligjore, për të cilat është thirrur.
Në kuadër të aktiviteteve në përkujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, në Prishtinë është mbajtur një akademi përkujtimore. Ndërkaq, Garda e Nderit e Policisë së Kosovës ka ulur në gjysmë-shtizë flamurin e SHBA-së, që ndodhet pranë shtatores së ish-presidentit Bill Clinton.
Mesha e së dielës në Katedralen në Prishtinë, i është kushtuar momentit të shenjtërimit të Nënë Terezës, tashmë Shën Tereza, emrin e së cilës e bart edhe vetë katedralja ku u mbajt mesha.
Të paktën 17 refugjatë afganë dhe palestinezë janë kapur para disa ditësh nga Policia e Kosovës në përpjekje për të hyrë në mënyrë ilegale në Kosovë. Gjithsej 22 refugjatë nga Lindja e Mesme i janë nënshtruar procedurave azilkërkuesenë Kosovë dhe janë vendosur në Qendrën për Azilkërkues në Magure të Lipjanit.
Njohës të çështjeve kushtetuese thonë se ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen për të “lehtësuar funksionimin kushtetues të organeve shtetërore dhe në veçanti të parlamentit”. Por, ata thonë se duhet një “dialog i hapur me përfaqësuesit e komunitetit pakicë për të gjetur një zgjidhje të pranuar të ndryshimeve kushtetuese”.
Kosova për herë të parë në historinë e saj nis garën e kualifikimeve të Kampionatit Botëror, që në vitin 2018 mbahet në Rusi. Ndeshjen e parë të vlefshme për kualifikime në kampionat, Kosova e zhvillon me Finlandën.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës që të tërheq projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi, është cilësuar si lëkundja e parë e koalicionit qeveritar, pas afro dy vjet bashkëpunimi në pushtet.
Shfaq më shumë