Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Me krijimin e infrastrukturës ligjore, Forca e Sigurisë së Kosovës do të kalojë përmes një tranzicioni prej 10 vitesh deri në transformimin e plotë në Forca të Armatosura. Kështu ka deklaruar ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ndërsa po raportonte para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme.
Dyshimet për përfshirje të noterëve në vepra penale, ka shtyrë anëtarët e Komisionit për legjislacion në Kuvendin e Kosovës të kërkojnë nga Ministria e Drejtësisë që një komision gjegjës të bëjë një inspektim të punë së tyre.
Grupet parlamentare nga radhët e partive në pushtet dhe ato në opozitë kanë paraqitur pikëpamje të ndryshme në lidhje me Deklaratën për liberalizimin e vizave, të cilën ligjvënësit pretendojnë t’ia adresojnë Bashkimit Evropian.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë për mbrojtjen e “vlerave të luftës së UÇK-së", sipas kërkesës së parashtruar nga Partia Demokratike.Në këtë rezolutë thuhet se Kuvendi i Kosovës zotohet që brenda gjashtë muajve do ta miratojë Ligjin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj për çlirim.
Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar seancë të jashtëzakonshme në mbrojtje të “vlerave të luftës së UÇK-së", dhe ka harmanizuar një rezolutë të cilën nuk ka mundur ta votojë pasi në sallë nuk kishte numër të mjaftueshëm të deputetëve.
Përfaqësuesit politik nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës nuk i fshehin rezervat që kanë në raport me fillimin e punës së Gjykatës Speciale për krimet e luftës. Shqetësimi më i madh i tyre ka të bëjë me, siç thuhet, “rrezikun nga ndikimi politik i vendimeve që mund të merren në këtë Gjykatë”.
Lista Serbe, e cila në Kuvendin e Kosovës përfaqësohet me 11 deputetë, është duke e mbajtur nën bllokadë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura. Kështu thonë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës...
Koalicioni qeverisës, ndërmjet dy partive më të mëdha në Kosovë, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike, pas më gjatë se dy vite qeverisje, po paralajmëron një lloj riformatimi dhe ristrukturimi.
Në veri të Kosovës vazhdon funksionimi i strukturave paralele serbe, thonë deputetë të Kuvendit të Kosovës nga komisionet për Siguri dhe ai për mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Kosova nuk do të mund të gjejë një rrugë të shkurtër deri te liberalizimi i vizave pa i përmbushur dy kriteret e fundit, thonë analistët politik në Prishtinë. Sipas tyre, pa përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave, qytetarët e Kosovës nuk do të mund të llogarisin se do të lëvizin lirshëm në vendet e zonës Schengen.
Me gjithë hezitimet, pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në komunat veriore të Kosovës kohëve të fundit kanë rritur interesimin për t'u pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës.
Autoritetet në Kosovë thonë se mekanizmat përkatës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet për të “mos lejuar sulme të mundshme terroriste në vend”. Ato thonë se “Kosova, si edhe shumë vende të tjera, vazhdon të jetë e rrezikuar nga sulmet terroriste”.
Numri i pamjaftueshëm i deputetëve pjesëmarrës në seancën e jashtëzakonshme ka ndikuar që Kuvendi i Kosovës të shtyjë miratimin e Rezolutës, me të cilën do të kërkohej lirimi i menjëhershëm i Drejtorit rajonal të Policisë, Nehat Thaçi, i cili po mbahet nën masën e arrestit në Serbi.
Shefja e Grupit Parlamentare të partisë opozitare Nisma për Kosovës, Valdete Bajrami, ka kritikuar ashpër presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ky i fundit u kishte nisur letra të hapura Prokurorisë së Shtetit dhe Këshillit Prokurorial, përmes së cilave ai kërkonte që të zbardhen të gjitha krimet e kryera gjatë dhe pas luftës.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të themelohet para se Serbia t’i shuajë strukturat paralele në veri dhe të pajtohet për zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik të Kosovës.
Me 79 vota për, asnjë kundër dhe 14 abstenime, deputetët e kaluan Ligjin e plotësuar, i cili ngjalli kundërshtimet e deputetëve të Listës Serbe, që nuk qëndruan deri në fund të seancës së dytë.
Dekriminalizimi i institucioneve të Kosovës pritet të jetë misioni kryesor i amandamentimit të Kodit Penal. Ky mision është paralajmëruar se do të nis që nga listat zgjedhore, duke ua ndaluar personave nën hetime të marrin pjesë në zgjedhje, e deri te ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike për persona mbi të cilët rëndojnë aktakuza.
Mos zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe arrestimi i një zyrtari të lartë të Policisë së Kosovës kanë krijuar tensione dhe vështirësi në raportet ndërmjet ekipeve dialoguese të Kosovës dhe Serbisë.
Autoritetet në Prishtinë thonë se vonesa e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi ka ‘dëmtuar interesat e vendit’. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se institucionet e Kosovës nuk guxojnë të rrezikojnë më tutje me vonesën e miratimit të këtij projekt- ligji.
Pasaporta e Kosovës në radhitjen ndërkombëtare të fuqisë së saj, është në vendin e 86-të, marrë parasysh se qytetarët e saj mund të udhëtojnë në vetëm 41 vende të botës pa viza.
Shfaq më shumë