Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Institucionet e Kosovës nuk administrojnë me hekurudhat në veri të vendit. Administrimi mbi këto hekurudha nuk ndodhi as pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Përkundrazi, nga ajo periudhë, linjat hekurudhore në veri janë nën administrimin e Serbisë dhe strukturave paralele serbe.
Autoritetet në Kosovë thonë se brenda vitit kanë trajtuar 41 raste korruptive të nivelit të lartë, duke ngritur aktakuza në 12 raste, me gjithsej 129 persona të profileve të ndryshme të përfshirë në këto aktakuza.
Kosova vazhdon të mbetet vendi më i izoluar në Evropë. Qytetarët e saj mund të lëvizin drejt vendeve të Bashkimit Evropian vetëm pas kompletimit të shumë dokumenteve e pritjeve të gjata për marrje të vizës.
Zyrtarët në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, por edhe autoritetet lokale në Mitrovicën e jugut, kanë mirëpritur Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për rrënimin e murit në pjesën veriore të Mitrovicës që në janar të vitit 2017.
Fajdet apo paratë e huazuara në mënyrë joligjore nga qytetarët me normë të lartë të interesit, jo rrallë janë bërë shkas i shuarjes së bizneseve dhe nxitjes së konflikteve mes individëve në Kosovë.
Pavarësisht deklaratave dhe zotimeve të shprehura të autoriteteve të Kosovës se i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet për të parandaluar shkuarjen e qytetarëve në vatrat e luftërave në Siri dhe Irak, një publikim nga Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), konstaton të kundërtën.
Pritjet në vendkalimet kufitare të qytetarëve nga Kosova që jetojnë në mërgim që udhëtojnë për në Kosovë me rastin e festave të fundvitit, kanë vazhduar edhe ditën e hënë.
Numri i madh i lëndëve të pazgjidhura në gjykatat e Kosovës, vazhdon të jetë një problem, të cilin sistemi i drejtësisë nuk po mund ta tejkalojë për vite të tëra. Autoritetet kompetente thonë se problem për këtë çështje, paraqet mungesa e llogaridhënies dhe papërgjegjësia e gjyqtarëve.
Autoritetet në Kosovë thonë se individë të radikalizuar paraqesin kërcënimin më të madh për sigurinë në vend, pasi janë ndarë nga grupe të caktuara që janë angazhuar në, siç thonë, propagandimin e ‘luftës së shenjtë’.
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për rastin e vdekjes në burgun e Prizrenit, në muajin nëntor, të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, është përshkruar me akuza dhe kundër akuza ndërmjet deputetëve të partive në pushtet dhe opozitës.
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të përmbush agjendën e paraparë për këtë vit. Legjislativi deri më tani ka miratuar vetëm 32 për qind të ligjeve të parapara në agjendë.
Shumë pritje nga viti 2016, mbetën të parealizuara plotësisht, thonë të rinjtë e anketuar për rubrikën "VOX" të Radios Evropa e Lirë. Papunësia dhe mungesa e perspektivës, veçohen si preokupimet kryesore. Sipas tyre, edhe ky vit u përshkua me shumë zhvillime negative.
Shfaq më shumë