Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë është një tendencë për ndarje të Kosovës dhe instalimin e funksionimit të dy pushteteve, konsiderojnë analistët politikë kosovarë. Ata vlerësojnë se edhe pas pavarësisë, Qeveria e Serbisë vazhdon të mendojë që ka ndikim në Kosovë. Analisti Ramush Tahiri thotë se sfidë për institucionet e Kosovës nuk është mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe, por instalimi i pushtetit serb në Kosovë.
Qeveria e Kosovës po synon të nisë një kampanjë për përmirësimin e imazhit të Kosovës në të gjitha aspektet në botë. Për këtë ka kërkuar ndihmën e regjisorit të njohur amerikan me prejardhje shqiptare, Stan Dragoti, i njohur për suksesin e tij me kampanjën "Unë e dua Nju Jorkun".
Akuzat e fundit të Carla Del Pontes janë ndikim i Beogradit dhe me to synohet të barazohet agresori dhe viktima. Nëse ajo ka fakte të tilla dhe nuk i ka përfshirë në aktakuzë, del se ajo ka kryer vepër penale për fshehjen e krimeve, pohon ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi.
"Integrimi i pjesës veriore, sigurisht, do të jetë proces që do të zgjasë pak më shumë. Disa funksione qendrore duhet të vendosen, siç janë doganat dhe gjykatat, mirëpo konflikt i ngrirë i mirëfilltë nuk mund të jetë", thotë Bajram Rexhepi, kryetar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, në intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Lufta kundër trafikimit të njerëzve në Kosovë është duke u zhvilluar me një intensitet të duhur, thonë zyrtarët e SHPK-së. Ata vlerësojnë se në krahasim me vitet e mëparshme, fillimi i vitit 2008 ka shënuar ulje të kësaj dukurie. Kurse, përfaqësues të organizatave joqeveritare, që merren me rehabilitimin e viktimave të trafikuara, thonë se numri i njerëzve që trafikohen është në rritje.
"E veçanta e Kushtetutës qëndron në thjeshtësinë dhe kuptueshmërinë; është e shkurtër, ka 160 nene përafërsisht dhe ka një qartësi të madhe të balancit të pushteteve", thotë Eqrem Kryeziu, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një takim me gazetarët, ka kritikuar punën e deritashme të Qeverisë së Kosovës, pikërisht për mungesë të programit qeveritar. Haradinaj tha se lidhur me zgjedhjet duhet të respektohet pakoja e Ahtisaarit.
Komisioni i ri qeveritar për persona të pagjetur është mbledhur sot, për herë të parë që prej themelimit të institucioneve të Kosovës. Udhëheqës të këtij komisioni thonë se do të punojnë me të gjithë mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë, për të zbardhur fatin e personave të zhdukur. Por, anëtarët e Asociacionit të personave të pagjetur thonë se kanë mbetur të zhgënjyer nga takimi, meqë, sipas tyre, kanë marrë vetëm premtime abstrakte.
"KFOR-i është pjesë përbërëse e krijimit të sovranitetit të Kosovës dhe do ta ushtrojë funksionin deri në krijimin e stabilitetit, të institucioneve të sigurisë dhe të çdo gjëje që e bën shtetin shtet", thotë profesori i së drejtës kushtetuese, Fatmir Fehmiu, në intervistë për Radion Evropa e Lirë.
"Planet e Beogradit për ndarjen e Kosovës janë të vjetra dhe nuk do t'u sjellin asgjë të mirë serbëve në Kosovë dhe as atyre në Beograd", thotë Ramë Buja, nga Partia Demokratike e Kosovës, për Radion Evropa e Lirë.
"Qeveria e Kosovës ende nuk ka asnjë program se çka do të ndodhë me Kosovën dhe në të ardhmen duhet të mendojë më shumë për zhvillimin ekonomik, sepse qytetarët kanë filluar të lodhen nga optimizmi se pas pavarësisë jeta do të ndryshojë", thotë Daut Haradinaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Problemi themelor është mungesa e fillimit të procesit të denazifikimit të politikës së Beogradit. Derisa nuk nis ky denazifikim, si bashkësia ndërkombëtare, edhe Kosova do të kenë kokëçarje me Beogradin, thotë Bujar Bukoshi, deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës.
Në një debat të mbajtur në Çagllavicë, ku kanë marrë pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës, ambasadori i Zyrës Britanike në Prishtinë dhe kryetarja e Këshillit Ekzekutiv të KNS-së, është hedhur poshtë propozimi i fundit i ministrit serb, Sllobodan Samarxhiq. Ata kanë thënë se ndarja e Kosovës është e papranueshme.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, zonja Cindy McCain ka shprehur përkushtimin e saj të veçantë që të ndihmojë në aspektet e ndryshme me prezencën e ekspertëve në kuadër të bashkëpunimeve me Qeverinë e Kosovës dhe me ata që janë marrë me fushën e deminimit të minave.
Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës thonë se zgjedhjet e ardhshme në Kosovë do të mbahen nëse kërkohet nga përfaqësuesi civil ndërkombëtar. Ndërkaq, partitë politike opozitare thonë se zgjedhjet duhet të mbahen pas nëntë muajsh, sepse një gjë e tillë parashihet edhe në pakon e Ahtisaarit.
Zyrtarë të lartë qeverisës dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës e hedhin poshtë si të papranueshëm dhe inekzistent propozimin e Qeverisë serbe për ndarjen e Kosovës. Sipas tyre, këto janë ide të vjetra që nuk përkojnë me realitetet e reja të krijuara në Kosovën e pavarur e sovrane.
Zyrtarë qeveritarë thonë se janë kryer të gjitha përgatitjet për fillimin e procesit të zbatimit të decentralizimit. Sipas tyre, Qeveria e Kosovës ende s'ka ndarë buxhet për këtë vit për krijimin e komunave me shumicë serbe.
"Në mesin e institucioneve që ka pasur më së shumti korrupsion, është gjyqësori, më saktësisht 14 informata për korrupsion, 13 për Qeveri, pushteti lokal 11 raste dhe ndërmarrjet publike 9 raste", thotë Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës thonë se nuk kanë asnjë informacion lidhur me propozim-marrëveshjen Serbi-UNMIK për bashkëqeverisje në Kosovë, për të cilën thuhet se tash është dërguar për shqyrtim në selinë e OKB-së në Nju Jork. Analistët politikë thonë se pavarësisht nga përmbajtja që mund të ketë marrëveshja, iniciativat e këtilla nuk kanë më rëndësi.
Beogradi, me veprimet e tilla, si ato të 17 marsit, po synon t’i ruajë edhe më tej strukturat paralele në veri të Mitrovicës. Sipas analistëve politikë kosovarë, ato veprime janë një bumerang për Qeverinë e Serbisë.
Shfaq më shumë