Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
"Në pjesën veriore do të ketë vështirësi, por ato vështirësi, me kalimin e kohës, do të zgjidhen në favor të tërësisë territoriale të Kosovës", thotë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në intervistë për Radion Evropa e Lirë.
"Nëse shpërfaqet edhe më tutje kjo përplasje, atëherë mund të ketë pasoja në partneritet me institucionet e Kosovës", thotë analisti Ismail Hasani, për Radion Evropa e Lirë.
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës konsiderojnë se pjesa teknike e planit të Martti Ahtisaarit paraqet bazë të mirë për përparimin e mëtejmë të procesit të decentralizimit në Kosovë.
Qeveria e Kosovës ka nisur nga sot fushatën informuese për decentralizimin e pushtetit lokal, i cili pritet të fillojë pas 15 qershorit, atëherë kur hyn në fuqi Kushtetuta e Kosovës, e rrjedhimisht edhe legjislacioni i duhur për reformën e pushtetit lokal.
"Lidhja direkte e pushtetit lokal në mjediset serbe me institucionet e Serbisë dhe margjinalizmi i pakicës serbe në Kosovë, do të jenë rezultat i zgjedhjeve lokale, që Serbia po i mban në Kosovë", thotë Arben Gashi, ekspert për çështjen e decentralizimit.
Në Kosovë, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe lokale serbe, situata e sigurisë vlerësohet të jetë e qetë dhe nën kontroll. Përfaqësuesit e KFOR-it dhe të SHPK-së konsiderojnë se nuk ka nevojë për rritjen e forcave të sigurisë.
"Sipas ligjeve evropiane, shpifjet dhe fyerja më nuk paraqesin vepra penale, por nga Del Ponte mund të kërkohet dëmshpërblim për fyerjet dhe shpifjet që ka bërë", thotë Nekibe Kelmendi, ministre e Drejtësisë.
“Unë mendoj se është e domosdoshme që të ndërpritet ky konfuzion, sidomos pas datës 15 qershor”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Sabri Hamiti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Përfaqësuesit e Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, thonë se Kosova, si shtet i pavarur, bën pjesë në grupin e vendeve me liri të kufizuar të shtypit.
Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin për vitin 2007 mbi terrorizmin në botë, ka theksuar se brishtësia e kufijve në Kosovë, që kalohen lehtë nga individët që trafikojnë njerëz, armë dhe narkotikë, pengon përpjekjet në luftën kundër terrorizmit.
Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, Bashkimi i Sindikatave të Kosovës kërkoi përmirësimin e kushteve të punëtorëve. Mijëra pjesëmarrës në protestën që u mbajt në Prishtinë, kërkuan garantimin me ligj të të drejtave të punëtorëve, zbatimin e kontratës kolektive, mënyrë ndryshe të privatizimit dhe kthimin e fondeve përkatëse në Kosovë.
"Me sharje dhe njollosje të gjithçkaje në Kosovë, u krijua një mjedis politik që kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës të thirren në ato të dhëna", thotë Nexhat Daci, kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë.
"Procesi i decentralizimit do të fillojë atëherë kur të gjitha parakushtet krijohen, e parakushtet do të krijohen pas datës 15 qershor", thotë për Radion Evropa e Lirë, Fehmi Mujota, nga Partia Demokratike e Kosovës.
Analistët konsiderojnë se misioni i BE-së do ketë sfida të ndryshme për marrjen e kompetencave nga UNMIK-u, kurse ekspertët e së drejtës ndërkombëtare thonë se përgjegjësitë do jenë të ndara dhe se nuk do ketë probleme.
“Përderisa bota e jashtme reagon në këtë mënyrë ndaj Del Pontes, edhe ne jemi të detyruar të reagojmë”, thotë Pajazit Nushi, drejtor i KMDLNJ-së, për Radion Evropa e Lirë.
Autoritetet e rendit në Kosovë thonë se nuk kanë ndonjë plan të veçantë veprimi në rast të mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe parlamentare serbe në Kosovë. Ata shprehen se janë të gatshme për çfarëdo situate të mundshme. Kurse, ekspertët e sigurisë thonë se Shërbimi Policor i Kosovës duhet të bëjë plane të ndryshme veprimi, në rast të mbajtjes së zgjedhjeve edhe në Kosovë.
"Nisma e Behxhet Pacollit, që nëpërmjet mundësive ligjore të tërheqë librin e Carla Del Pontes nga tregu, duhet përkrahur edhe nga institucionet e Kosovës", thotë Ibrahim Gashi, nënkryetar i Aleancës Kosova e Re.
Pjesëtarët serbë të Shërbimit Policor të Kosovës që nuk kanë respektuar urdhrat e komandës së SHPK-së dhe kërkojnë t'i zbatojnë vetëm urdhrat e administratës së UNMIK-ut, vazhdojnë të jenë të pezulluar nga puna e tyre. Sipas zyrtarëve të SHPK-së, nga 325 pjesëtarë serbë të suspenduar, vetëm 13 janë kthyer në vendet e tyre të punës.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Serbisë rifillojnë bisedimet për personat e pagjetur. Grupi punues i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur nga Kosova dhe ai nga Serbia, nën udhëheqjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, do të mbajnë takimin e radhës më 23 prill, në Beograd.
Për të arriturat e Qeverisë së Kosovës gjatë 100 ditëve të para, qytetarët thonë se nuk janë shumë të kënaqur. Por, ka edhe të atillë që thonë se është punuar mjaft gjatë asaj periudhe kohore.
Shfaq më shumë