Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Para udhëtimit për në SHBA, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi e kanë vlerësuar lart ftesën që u ka bërë presidenti amerikan, George Bush, përderisa vetë takimin e kanë cilësuar historik.
Zyrtarët e institucioneve të Kosovës thonë se bisedimet për shndërrimin e Mitrovicës në qytet me dy komuna, siç parashihet me Pakon Ahtisaari, kanë ngecur, pasi, sipas tyre, serbët e veriut hezitojnë të bashkëpunojnë me Qeverinë e Kosovës.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës kanë bërë të ditur se brenda kësaj jave do të fillojë aplikimi për pasaporta të Republikës së Kosovës, kurse nga java e ardhshme fillon edhe pajisja me to.
Ekspertët për çështje ekonomike në Kosovë janë optimistë se Kosova do të marrë përgjigje pozitive pas më së shumti gjashtë muajsh për anëtarësim në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore. Aplikimi është bërë dje nga ana e kryeministrit Hashim Thaçi. Ndërkohë, ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se me anëtarësim në FMN dhe në Bankën Botërore, Kosova do të fitojë si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë politik.
“Për të mos lënë Beogradin që ta ketë në dorë praninë e serbëve, Prishtina duhet të jetë më e fokusuar, se s’ka çështje më kapitale, sesa ushtrimi i autoritetit në tërë territorin”, thotë Ahmet Isufi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
"Këto ditë do ketë njohje të reja". Kështu tha sot presidenti Fatmir Sejdiu, pa saktësuar se cilat janë ato shtete që do ta njohin Kosovën. Ai sot është takuar me diplomatin britanik, Mark Lyall Grant, si dhe me kryediplomatin e Republikës së Letonisë, Maris Riekstins.
Përfaqësues të institucioneve presin që numri i shteteve që do ta njohin Kosovën, do të rritet para mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Por, analistët shfaqin shqetësimin se nëse do ketë edhe më tej ngecje, një kërkesë kundër pavarësisë, e paraqitur në këtë asamble nga Serbia, do të mund ta shndërrojë Kosovën në një konflikt të ngrirë
“Rasti i Shtërpcës tregon se ata (serbët) nuk kujdesen për komunitetin e tyre dhe po e dërgojnë atë drejt konfrontimeve me institucionet tona legale”, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti.
Shefi i ri i administratës së UNMIK-ut, Lamberto Zannier, është në pritje të ftesës zyrtare nga Beogradi për t'u takuar me liderët serbë. Zannier, pas takimit që pati me liderët e opozitës kosovare, Ramush Haradinaj dhe Nexhat Daci, ka thënë se pret që takimi në Beograd të jetë interesant.
“Rikonfigurimi paraqet një mision të skaduar, të padëshirueshëm në Kosovë. Si i tillë i bën dëm Kosovës, por edhe Serbisë, sepse ngjall shpresa të serbëve që ende është 1244-shi”, thotë ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku.
Prishtina reagoi ndaj deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, e cila mirëpret themelimin e kuvendit paralel serb. Përfaqësues të partive politike në Kosovë konsiderojnë se Rusia po përzihet në punët e brendshme të Kosovës.
“Nuk shpresoj se UNMIK-u do ta lë Kosovën të zhvillohet në aspektin funksional. Kemi përvoja të mëdha me UNMIK-un dhe këta vazhdimisht kanë ruajtur status quo-n”, thotë Berim Ramosaj, nga Lidhja Demokratike e Dardanisë.
“UNMIK-u e ka sjellë Parlamentin e Kosovës dhe Kosovën në një kurth politik juridik, por edhe vetë ka hyrë në këtë kurth, nga fakti se nuk dihet se si do të dalë”, thotë analisti Belul Beqaj, në intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Pjesëtarët e SHPK-së kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të pasur nën kontroll situatën e sigurisë në prag të 28 qershorit, që tek serbët njihet si dita e Vidovdanit dhe shënohet në Gazimestan, afër Prishtinës. Zyrtarët e SHPK-së bëjnë të ditur se do të reagojnë ndaj çfarëdo provokimi të mundshëm.
"Qeveria e Kosovës duhet të jetë më këmbëngulëse për ta implementuar Kushtetutën, si dhe të sjellë plane konkrete për integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës", thotë Ethem Çeku, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Analistët kosovarë konsiderojnë se Prishtina s’duhet të ketë frikë nga bisedimet teknike me Beogradin, përderisa ajo të përfaqësohet si shtet i pavarur e sovran. Ata thonë se Prishtina duhet të refuzojë çdo përpjekje për bisedime për çështje politike.
Ekspertë për çështje të sigurisë dhe analistë politikë kosovarë, në një konferencë me temën "Themelimi, operacionalizimi dhe funksionimi demokratik i Forcës së Sigurisë së Kosovës", kanë konstatuar se institucionet e Kosovës kanë ngecur në formimin e FSK-së. Pjesëmarrësit në konferencë, mes tjerash, kanë thënë që forca e ardhshme e sigurisë duhet të kontribuojnë edhe në misione paqeruajtëse rajonale dhe botërore.
Mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurimit, ku u diskutua për Kosovën, është vlerësuar e suksesshme nga përfaqësuesit e partive politike në Kosovë. Sipas tyre, prezenca e presidentit Fatmir Sejdiu në këtë mbledhje paraqet një rast historik.
"Përpjekja për t’i ndryshuar kufijtë e Kosovës prodhon efekte politike jostabile jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon", thotë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Kosova aktualisht shfrytëzon dy operatorë të telefonisë mobile dhe një të telefonisë fikse, që të tria me kode të huaja ndërkombëtare. Ekspertët e telekomunikacionit vlerësojnë se nga kjo, Kosova humb edhe në aspektin politik, edhe në atë ekonomik.
Shfaq më shumë