Analistët politikë konsiderojnë se Prishtina dhe Beogradi mund të bisedojnë vetëm për çështje teknike, e në asnjë mënyrë për statusin apo për çështje politike që lidhen me statusin.
Lulzim Peci konsideron se pakoja e Ahtisaarit ka saktësuar një sërë çështjesh teknike që kërkojnë zgjidhje përmes bisedimeve Prishtinë-Beograd.
"Çështjet teknike që janë të parapara në bazë të pakos së Ahtisaarit, janë çështja e personave të pagjetur, zgjidhja e borxheve dypalëshe dhe atij ndërkombëtar në mes të Kosovës dhe Serbisë”.
“Pastaj është kthimi i arkivave, shënimeve kadastrale dhe dokumenteve të tjera, përfshirë edhe kthimin e eksponateve arkeologjike dhe etnologjike, si edhe bashkëpunimi ushtarak, i cili fillimisht do të bëhet përmes prezencës ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, e që në fazën e mëvonshme mund të transferohet tek Qeveria në Kosovë", tha Peci.
Edhe analisti tjetër politik, Driton Lajçi, mendon se çështjet si zbardhja e fatit të personave të zhdukur, zgjidhja e problemeve pronësore, duhet të jenë disa nga temat për të cilat duhet të bisedojë Prishtina dhe Beogradi.
"Unë mendoj se duhet të rritet bashkëpunimi që të zbardhet çështja e të zhdukurve, pastaj qarkullimi i lirë i mallrave, i shërbimeve, i njerëzve dhe automjeteve; pastaj, në fushën e gjeodezisë, fati i librave të kadastrave të pronave të qytetarëve të Kosovës", tha Lajçi.
Analisti Lulzim Peci nuk e përjashton mundësinë që Beogradi të përpiqet të nisë bisedime edhe për modifikimin e pakos së Ahtisaarit, pako kjo që nuk pranohet nga Beogradi, pavarësisht se ofron të drejta të avancuara për serbët e Kosovës.
"Në bisedimet e tilla mund të hapen edhe hapësira për modifikimin e vetë pakos së Ahtisaarit, e cila në një formë vetëm është modifikuar me prezencën e Kombeve të Bashkuara këtu, edhe me vetë formatin e grupit ndërkombëtar drejtues për Kosovën, i cili nuk e ka formatin që është paraparë në bazë të pakos së Ahtisaarit, por është shumë më i gjerë edhe nuk e ka brenda Rusinë", tha Peci.
Por, analisti Driton Lajçi hedh poshtë këtë mundësi.
"Jo, nuk ka mundësi të rrëshqitet në negociata politike, për shkak se tashmë ajo punë është e kryer. Nuk ka kurrfarë mundësie e as gatishmërie nga institucionet vendore dhe as nga ndërkombëtarët që të ketë negociata politike, apo ato të transferohen dhe të kalohet në negociata politike", tha Lajçi.
Ndryshe, shefi i ri i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, në fillim të punës së tij në Kosovë, ka thënë se UNMIK-u pritet të ketë një rol të konsiderueshëm në lehtësimin e dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit dhe se gjatë atyre bisedimeve të mundshme nuk do t'i hapë çështjet e ndjeshme politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Kurse, analistët politikë sugjerojnë se Prishtina zyrtare nuk duhet të ketë frikë nga bisedimet teknike. Por, sipas tyre, përfaqësuesit e Kosovës në bisedime duhet të veprojnë tash si përfaqësues të një shteti sovran dhe të pavarur.