Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë pranojnë se nuk kanë një strategji konkrete për reformimin e sistemit gjyqësor, por, megjithatë, i pohojnë përpjekjet e vazhdueshme që po bëhen në drejtim të reformave. Në anën tjetër, njohësit e sistemit gjyqësor kritikojnë institucionet për mungesë të një strategjie të tillë.
Me gjithë përpjekjet, në aspektin institucional ende nuk është arritur asgjë lidhur me procesin e lustrimit. Sipas disa deputetëve, vendi është vonuar me këtë proces, por sociologët thonë se çështja nuk bën të hapet tani.
Në Panairin XII të Librit, i cili pritet të hapet të hënën në Prishtinë, parashihet të marrin pjesë rreth 100 shtëpi botuese nga të gjitha viset shqiptaret. Përfaqësuesit e Shoqatës se Botuesve të Kosovës që e organizojnë këtë panair, thonë se gjatë kohës sa do të zgjasë panairi, do të prezantohen rreth 1500 tituj të rinj librash.
”Ka ngritje aktakuzash, por rezultatet gjyqësore mungojnë”, tha për Radion Evropa e Lirë, Hasan Preteni, shef i Agjencisë Anti-Korrupsion dhe shtoi se legjislacioni ekziston, por për luftimin e korrupsionit nevojitet përkushtim më i fortë i të gjitha institucioneve.
Përfaqësuesit e partive opozitare dhe ata të shoqërisë civile thonë se Kosova ka mekanizma për ta luftuar dukurinë e korrupsionit, por ata nuk funksionojnë në mënyrë adekuate.
Një ditë pas publikimit të pasurisë së zyrtarëve kosovarë, nga Agjencia Kundër Korrupsion kërkohet të vërtetohet nëse pasuria e deklaruar përkon me atë reale. Por, për Organizatën “Çohu”, pasuria e deklaruar nuk është e vërtetë.
Autoritetet e rendit të Kosovës, thonë se nga brishtësia e kufijve buxheti i vendit humb deri në 15 milionë euro në vit. Ndërkaq, përgjegjësinë kryesore për sigurinë e kufijve në veri, sipas tyre, e ka EULEX-i dhe KFOR-i.
Qeveria e Kosovës është optimiste për procesin e euro-integrimeve. Kryeministri Hashim Thaçi tha se Kosova do ta marrë udhërrëfyesin zyrtar për liberalizmin e vizave me Bashkimin Evropian gjatë verës. Në anën tjetër, njohësit e integrimeve evropiane thanë se Kosova ka shumë sfida para vetes në rrugën e saj për në BE.
Janë afro 100 mijë aktvendime që janë shpallur nga gjykatat, e që mbesin të papërmbaruara, tha ambasadori Kristofer Dell. Përfaqësuesit e drejtësisë kosovare u pajtuan se sistemi gjyqësor vazhdon të ketë mangësi.
Përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare Kundër-korrupsion thonë se janë duke i bërë përgatitjet e fundit për publikimin e pasurisë së zyrtarëve publikë. Kjo, sipas tyre, do të bëhet në fund të javës së ardhshme. Ndërkaq, përfaqësuesit e Organizatës “Çohu”, konsiderojnë se Ligji për deklarimin e pasurisë nuk do të jetë i efektshëm.
Një rrjet i organizatave joqeveritare dhe lëvizjeve të ndryshme, ka filluar nënshkrimin e një peticioni në Mitrovicë për të kundërshtuar zgjedhjet serbe në veri të Kosovës, të paralajmëruara se do të mbahen më 30 maj. Përfaqësuesit e rrjetit kanë thënë se iniciativa ka ardhur si pasojë e mosveprimit nga ana e institucioneve të Kosovës për pengimin e atyre zgjedhjeve.
Planifikimi për reduktim të trupave në Kosovë nga NATO, pritet me mëdyshje nga ekspertë për çështje ushtarake dhe të sigurisë. Zvogëlimi i trupave deri në pesë mijë sosh, sipas tyre, nuk përkon me situatën, nëpër të cilën po kalon Kosova.
Një qendër banimi e paqeruajtësve danezë në veri të Kosovës është sulmuar, kanë njoftuar autoritetet e rendit në Mitrovicë. Nuk ka raporte për të plagosur. Zyrtarët e policisë kanë thënë se nga sulmi janë dëmtuar dritaret e një zyre.
Përfaqësues evropianë gjithnjë e më shumë zotohen për investime të ndryshme në veri të Kosovës. Por, analistët dhe ekspertët thonë se çdo investim që mund të ndodhë atje, pa një marrëveshje politike, nuk mund të ketë sukses.
Në një konferencë për media, zyrtarët e Aleancës Kosova e Re, folën për zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tyre, hetimet e EULEX-it, për korrupsion duhet të shtrihen në të gjitha institucionet vendit. AKR-ja, veç tjerash, kërkoi nga Qeveria e Kosovës, që t’i përdorë të gjithë mekanizmat institucionalë për të ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në veri të Kosovës.
Klubi për Politikë të Jashtme ka publikuar raportin e parë periodik vlerësues “Liberalizimi i vizave dhe marrëveshja e tregtisë BE-Kosovë”. Në raport vlerësohet se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa pozitivë në çështjen e liberalizimit të vizave, por ende mbetet shumë punë për t’u bërë.
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës ripërsërisin se zgjedhjet lokale, të paralajmëruara të mbahen në fund të këtij muaji nga strukturat paralele serbe në veri të Mitrovicës, janë ilegale dhe të papranueshme.
“Thellimi i dallimeve mes Kosovës e vendeve në rajon, na vë në pozicion jo të drejtë kur flitet për qasjen e politikës së zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit perëndimor”, tha Venera Hajrullahu, eksperte e integrimeve evropiane.
Shfaq më shumë