Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Zgjedhjet në Partesh janë caktuar të mbahen më 20 qershor të këtij viti. Zyrtarët e Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal, thonë se për krijimin e kësaj komune tash më janë tejkaluar të gjitha sfidat. Por, njohësit e decentralizimit e pohojnë të kundërtën. Ata konsiderojnë se në atë lokalitet ende ka grupe që e kundërshtojnë decentralizimin.
Seanca gjyqësore kundër liderit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shtyrë deri më 21 qershor. Kryesuesi i panelit të gjykatësve, Ferdinando de Mongot, ka kritikuar Policinë e Kosovës dhe Odën e Avokatëve për "dështimet e tyre". Këto të fundit hedhin poshtë akuzat.
Negociatat e mundshme për çështjet teknike mes Prishtinës dhe Beogradit nuk përjashtohen nga analistët politikë. Madje, disa nga ta thonë se janë të pashmangshme. Por, dilemat mbeten mbi rezultatet që mund të sjellin bisedimet e tilla.
“Kosova ka bërë dhe po bën përgatitjet e nevojshme për procesin e liberalizimit të vizave me BE-në”, thotë ministri i Integrimeve Evropiane, Besim Beqaj, për të shtuar se Serbia s'mund ta pengojë Kosovën drejt integrimeve.
Inkuadrimi në sistemin kosovar i tri komunave në veri të Kosovës, Leposaviqit, Zubin-Potukut dhe Zveçanit, parashihet të jetë sfidë për institucionet e Kosovës. Serbët në veri këmbëngulin se nuk do të pranojnë asnjë plan nga Prishtina zyrtare.
Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës bënë të ditur se në paraburgim po vazhdojnë të mbahen 7 aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, të arrestuar gjatë ditës së djeshme, në përpjekje për të arrestuar liderin e kësaj lëvizjeje, Albin Kurti.
Mungesa e kuadrit dhe përvoja e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve thuhet të jenë ndër sfidat kryesore, me të cilat po përballet Këshilli Gjyqësor i Kosovës, sa i përket procesit të riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ekspertët e sigurisë shprehin shqetësimin lidhur me ndikimet që mund t’i shkaktojë zbatimi i strategjisë për veriun në mesin e serbëve të kësaj pjese. Ata thonë se duhen plane për t’i parandaluar përkeqësimet e mundshme të situatës atje.
Strategjia për integrimin e veriut i ndihmon decentralizimit në veri, vlerësoi ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell. Ai i bëri këto komente pas një takimi me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati.
Përfaqësues të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë thonë se procesi i decentralizimit është afër fundit, ndonëse, sipas tyre, veriu i vendit vazhdon të mbetet sfidë në implementimin e këtij projekti.
Procesi gjyqësor kundër udhëheqësit të lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, është shtyrë sërish, kësaj radhe për datën 28 prill. Në seancën e tetë me radhë, nuk ishin të pranishëm as Kurti dhe as avokati i tij mbrojtës.
Lugina e Preshevës ka mbetur peng i mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës, thanë të shtunën në Prishtinë përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, gjatë takimit me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Procesi gjyqësor kundër udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shtyrë për datën 19 prill, meqë Kurti, as në seancën e së premtes, nuk është paraqitur në sallën e Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Në seancë, gjithashtu, ka munguar dhe avokati mbrojtës i Albin Kurtit.
Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Kristofer Dell, theksoi nevojën për shtrirjen, siç tha ai, graduale të autoritetit të Kosovës në të gjithë territorin e shtetit. Ai i bëri këto komente pas takimit me kreun e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Mbretëria e Suazilandit është shteti i fundit që ka bërë njohjen formale të Republikës së Kosovës, duke e rritur numrin e njohjeve në 66. Megjithatë, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme pranojnë se procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ka pasur ndikim në procesin e njohjeve.
Nëpër gjykatat e Kosovës presin zgjidhje rreth 200 mijë lëndë. Drejtuesit e gjykatave thonë se grumbullimi i lëndëve është bërë kryesisht për shkak të numrit të pamjaftueshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Derisa serbët e veriut të Kosovës kanë kundërshtuar disa herë strategjinë për integrimin e veriut, të hartuar nga Qeveria e Kosovës dhe ICO-ja, ekspertët për siguri parashohin se, me fillimin e zbatimit të strategjisë, mund të ketë tensionim të situatës së sigurisë.
Integrimi në BE mbetet sfidë për Kosovën, thanë autoritetet kosovare. Përkundër përkrahjes së theksuar të faktorit ndërkombëtar, gjendja e rëndë sociale në vend shihet si faktor që mund të ndikojë në ngecjen e proceseve integruese.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës japin mendime të ndryshme sa i takon zbatimit të ligjeve, të miratuara në Kuvend. Sipas deputetëve të partive në pushtet, shumë nga ligjet e miratuara janë duke u zbatuar, por ata të partive opozitare thonë se zbatueshmëria e tyre nuk ndodh në praktikë.
Shfaq më shumë