Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Arrestimi i këshilltarit të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Tolajt, nga vetë zyrtarë të institucioneve vlerësohet si zbatim në praktikë i luftës kundër korrupsionit. Megjithatë, zyrtarë të Agjencisë Anti-Korrupsion, tërheqin vërejtjen se ka shumë punë për t’u bërë. Ndërkaq, EULEX-i, që e kreu arrestimin, thotë se janë dhjetëra raste të korrupsionit, ndaj të cilave po bëhen hetime.
Kuvendi i Kosovës në vitin 2009 nuk ka mundur të realizojë mbi 70 për qind të planit të punës, thuhet në një studim të “Forumit 2015”, që vë në pah vonesat në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive, me të cilat institucionet ngarkohen me Kushtetutë. Publikimi i studimit ka nxitur debate mes vetë deputetëve në pushtet, nga të cilët kanë rrjedhur dhe kritika për vetë ekzekutivin dhe legjislativin.
Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare pohojnë se situata në veri është qetësuar, por ekspertët e sigurisë thonë të kundërtën.
Autoritetet kosovare thonë se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi pritet të përfundojë brenda këtij viti. Prishtina nuk sheh probleme rreth zgjidhjes së kësaj çështjeje të hapur, por banorët e brezit kufitar pretendojnë se viteve të fundit janë dëmtuar, meqë, sipas tyre, një pjesë e pronave ka kaluar përtej kufirit me Malin e Zi.
“Me institucionet tona vendore të sigurisë, para së gjithash, me Policinë e Kosovës, Forcën Sigurisë së Kosovës dhe duke e operacionalizuar edhe SHIK-un, duhet të fillojmë të mbështetemi në forcat tona vetanake”, thotë Ramadan Qehaja, ekspert për çështje ushtarake dhe të sigurisë.
“Alternativa se dikush prej tyre (protestuesve) e ka gjuajtur atë, nuk hiqet si mundësi”, thotë Bajram Rexhepi.
Çështja e personave të zhdukur, demarkacioni i kufirit, lëvizja e lirë e qytetarëve dhe kthimi i dokumentacionit të grabitur, janë temat, për të cilat mund të bisedohet me Serbinë, thonë përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës. Çështja e statusit, thonë ata, nuk duhet të vendoset assesi në tavolinën e bisedimeve.
Së shpejti, në sistemin e drejtësisë mund të përfshihen dhe juristë të rinj, që sapo kanë dhënë provimin e jurisprudencës. Ky zotim u dha nga përfaqësues të institucioneve të drejtësisë. 1267 kandidatë kanë marrë sot certifikatat e provimit të jurisprudencës.
Mini-samitet e mbajtura në rajon, përfshirë edhe atë të fundit në Kosovë, analistët për çështje politike i shohin si të rëndësishme për stabilitetin e këtyre vendeve. Sipas tyre, ato rregullojnë dhe forcojnë raportet ndërfqinjësore.
Në Kosovë po rritet tregu vendës i narkotikëve, thanë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Drogave. Kosova, sipas tyre, fillimisht ishte vend transit për narkotikët, por tash ka kaluar edhe në treg të tyre.
Përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe njohës të drejtësisë, konsiderojnë se mungesa e ligjit për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe pagat e ulëta, bëjnë që në sistemin e drejtësisë në vend, të ketë më pak përfshirje të juristëve të rinj.
Pjesëmarrja e madhe në zgjedhjet e së dielës në Partesh, sipas zyrtarëve të institucioneve, do të jetë shembulli më i mirë për integrimin e veriut në sistemin kosovar. Por, politikanë të veriut thonë se pjesëmarrja ishte meritë e Beogradit.
Institucionet e Kosovës dhe analistët politikë vlerësojnë pozitivisht daljen deri në 65% të votuesve serbë në zgjedhjet lokale në komunën e re të Parteshit. Pjesëmarrja shumë më e lartë në zgjedhjet kosovare, sesa në ato të Serbisë, që u mbajtën në muajin maj në Mitrovicë, sipas Prishtinës zyrtare, dëshmon se serbët po pranojnë realitetin dhe se kanë zgjedhur integrimin në sistemin kosovar.
"Politika e Kosovës ende ndodhet në një fazë të mungesës së një stabiliteti dhe qëndrueshmërie, që duhet t'i ketë një shtet", thotë në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ish-kryediplomati shqiptar, Paskal Milo.
Me lejen e Qeverisë së Kosovës, patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, i shoqëruar nga ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, dhe ministri për religjion, Bogolub Shijakoviq, do ta vizitojnë Patrikanën e Pejës.
Ekspertë të çështjeve të sigurisë e shohin si jo komplete projekt-strategjinë e sigurisë së Republikës së Kosovës, të miratuar Qeveria. Ata thonë se strategjia nuk përmban gjërat konkrete që duhet t’i ketë strategjia e sigurisë së një shteti.
Paneli i gjyqtarëve vendorë dhe ndërkombëtarë, ka dënuar me 9 muaj burgim liderin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti. Bazuar në dëshmitë e paraqitura dhe materialet e mbledhura, trupi gjykues i ka shqiptuar Kurtit dënimin për aktakuzën për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Por, Kurti është lënë i lirë, pasi që ai kohë më parë ka mbajtur 10 muaj paraburgim dhe arrest shtëpiak.
Ky vit mund të sjellë ndryshime në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale. Autoritetet thonë se ndryshimet janë të domosdoshme, meqë të dy kodet duhet t’i përshtatet realitetit të krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Shfaq më shumë