Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Xhamia e “Lagjes së Spitalit” në Prishtinë dallon shumë nga objektet e tjera fetare në Kosovë. Brenda saj ka librari, sallë leximi, sallë ping-pongu, sallë të pajisur me kompjuterë si dhe hapësira për takime të ndryshme që i shfrytëzojnë besimtarët.
Në pesë vjetët e fundit në Kosovë kanë vdekur 93 punëtorë gjatë punës në ndërtimtari. Me moton “Ndërtesat janë tuajat, jeta është e jona” është protestuar në Prishtinë për përmirësimin e kushteve të punës në sektorin e ndërtimtarisë.
Qëndresa Krelani është gruaja që theu akullin në gazetarinë sportive. Ajo është gazetare e sportit dhe komenton ndeshjet e futbollit në Radio Kosova. Qëndresa ka marrë shumë komente nga meshkujt që e kanë sugjeruar të qëndrojë në kuzhinë sepse "futbolli është për meshkujt".
Lavdim Peci është asamblist në komunën e Zveçanit dhe përfaqëson tri fshatrat shqiptare të kësaj komune. Përveç punës në komunë, ai punon edhe si taksist tash e 18 vjet.
Lumnije Pajazitaj nga fshati Strellc i Deçanit humbi vajzën e saj Donjetën, kur ajo u vra në fund të vitit 2015. Për vrasjen u akuzua një kushëri i afërt i familjes, por pas gati tre vjetësh u shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Pejë. Për këtë rast do të vendos brenda pak ditësh Apeli.
Zenel Zeneli nga fshati Bardhosh i Prishtinës mban dy plumba të gomës në trupin e tij. Por, njëri që i shkakton probleme shëndetësore është aq afër zemrës saqë mjekët e kanë të pamundur largimin e tij. Zeneli ishte plagosur më 10 shkurt të vitit 2007 derisa po merrte pjesë në një protestë.
Kosova përballet me nivel jashtëzakonisht të madh të ndotjes. Problemi kryesor janë më shumë se 2000 deponitë ilegale të krijuara nga bizneset afariste dhe nga vetë banorët lokalë. Më 15 shtator është paralajmëruar një aksion për pastrimin e Kosovës.
Policia e Kosovës ka filluar të patrullojë me dron për gjobitjen e shkelësve të ligjit në trafik. Sipas tyre, kjo metodë përdoret për ndalimin e aksidenteve fatale ku gjatë muajve janar-gusht kanë humbur jetën 82 persona.
Punëtorët e Distribucionit të Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS) kanë protestuar në qendër të Prishtinës duke kërkuar rritjen e pagave dhe zbatimin e Kontratës Kolektive. Situata në këtë kompani është rënduar për shkak të mos realizimit të kërkesave të punëtorëve kanë thënë në protestë përfaqësues të sindikatës së punëtoreve. Kryetari i Bashkimit të Sindikatës së Pavarur të Kosovë, Avni Ajdini ka thënë se kërkesat e punëtoreve janë të drejtat dhe ato duhet të realizohen, në të kundërtën sipas tij, do të ketë greva të punëtoreve në vendin e tyre të punës.
Në vendin ku po mbahej protesta në fshatin Vojtesh të Skënderajt, ishin të pranishëm forcat e KFOR-it. Përveç makinerisë së rëndë, autoblindave, KFOR-i ishte i pajisur edhe me buldozerë. KFOR-i tha se është në koordinim me policinë e Kosovës për të siguruar lirinë e lëvizjes.
Disa qytetarë kanë bllokuar rrugën që çon në fshatin Banjë të Skenderajt, ku ishte paraparë që të qëndronte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ata kanë vendosur pankarta të ndryshme me mbishkrime të tilla si “Vuçiqi nuk kalon”, “Kërko falje për krimet e bëra”, e slogane të ngjashme. Për shkaqe
Ndërtimi Termocentralit "Kosova e Re" pritet të nisë në fillim të vitit të ardhshëm dhe të përfundojë në vitin 2023. Ky termocentral do të prodhojë 500 megavat në orë dhe do të kushtojë 1.3 miliard euro. Ndërtimi i këtij termocentrali është investimi më i madh i huaj deri më tash në Kosovë.
Një qiri apo Drita e Nënë Terezës që është marrë te varri i Nënë Terezës në Indi, është vendosur në Kishën e Zonjës së Letnicës, ku ajo kishte dëgjuar thirrjen për t’u bërë misionare. Besimtarët katolikë kanë ecur 11 km në këmbë nga Vitia në fshatin Letnicë, për ta vendosur këtë qiri.
Gent Këpuska kishte shkuar si foshnje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tani është duke shërbyer në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kampin Bondsteel në Kosovë.
Këngëtarja Era Istrefi është nderuar me Medaljen Presidenciale të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Presidenti, Hashim Thaçi tha se është krenar me këngëtaret si Era, dhe sipas tij, zëri i tyre është zë global i Kosovës.
Një nga simbolet më të njohura në qytetin e Ferizajt është xhamia dhe kisha ortodokse. Imami dhe prifti duan që muri i ndërtuar para disa vitesh mes xhamisë dhe kishës të rrënohet.
Ishte viti 1928 kur Nëna Terezë vendosi të bëhej murgeshë. Shqiptarja e lindur në Shkup, këtë vendim e mori derisa po vizitonte fshatin Letnicë në Viti.
Liberalizimi i vizave, që mbeti peng për Kosovën me anë të kushtëzimit të disa kritereve nga Bashkimi Evropian, është pengesë e realizimit të qëllimeve të shumë të rinjve në vend. Ata shpresojnë se fundi i izolimit do t'u hap rrugë që të shfaqin potencialin e tyre edhe në Evropë.
Imami Gazmir Sahara merret me hajking, ngjitje në shkëmbinj, kërcime në ujë dhe kamping. Ky imam nga Peja i takon gjeneratës së re të studiuesve të islamit.
Qytetarët në Prishtinë kanë festuar pas fitores së kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë, ndeshje e zhvilluar në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit. Zvicra mposhti Serbinë 2:1, me golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
Shfaq më shumë