Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Për Shpresa Bucollin nga Prishtina, është hera e 25-të që ajo dhuron gjak. Shpresa është dhuruese e rregullt e gjakut në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë. Ajo thotë se është një ndjenjë shumë e mirë dhe e veçantë për të.
Besimtarët myslimanë në Kosovë dhe në të gjithë botën, sot po festojnë Fitër Bajramin. Kjo festë vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë së cilit agjërohet 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.
Komuniteti protestant në Kosovë po ndihet i diskriminuar pasi ka telashe të shumta që t’i varrosë të vdekurit. Protestantët duhet të kërkojë leje dhe ndodh që duhet të thërrasin edhe hoxhë për procedura fetare. Problemet e këtij komuniteti i evidentoi edhe raporti për liritë fetare i DASH-it.
Të frikësuar se mund ta kenë fatin e njëjtë, shumë familjarë të gjashtë turqve të deportuar, kanë kërkuar azil në Kosovë. Ata tashmë po përgatisin një padi ndaj shtetit të Kosovës.
Forcat ndërkombëtare dhe ato të Kosovës kanë ushtruar së bashku në ushtrimin “Shpata e Argjendtë 2018”. Ushtrimi kishte për qëllim trajnimin e mekanizmave të sigurisë duke përfshirë, KFOR-in, EULEX-in, Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.
Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve e cila shënohet më 18 prill, janë përzgjedhur lojërat e gjyshërve, që fëmijët të kenë mundësi të shohin me çfarë janë argëtuar të parët e tyre. Qëllimi i këtij organizimi ka qenë që fëmijët për një ditë t'u ikin telefonave të mençur.
Lume Berisha nga Kamenica, humbi shikimin kur ishte vetëm tre vjeç e gjysmë. Që nga ajo kohë, Lumës i qëndron afër nëna e saj, e cila e përcjell në çdo hap.
Fitnete Seta mban uniformën ushtarake për dy dekada. Fillimisht ushtare në kohën e luftës, më pas pjesëtare e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ajo tani është togere në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ka shumë vite që disa nxënës të shkollës “Zahir Pajaziti”në Orllan të Podujevës, shkojnë në shkollë me barkë, duke kaluar liqenin e Batllavës. Këtë rrugë të rrezikshme ata e bëjnë çdo ditë të shkollës, por rreziku më i madh është gjatë dimrit kur ngrihet liqeni dhe ata duhet të kalojnë mbi akull.
Gentiana Beqa është kampione e bodybuildingut dhe fitnesit në botë. Gentiana, nënë e tri vajzave, thotë se e ka përkrahjen e familjes së saj, edhe pse për të arritur deri këtu asaj i është dashur shumë mund.