Votimi ndaras i nënkryetarëve nga pakicat: A ka shkelje të Kushtetutës?
Your browser doesn’t support HTML5
Nënkryetarët nga radhët e pakicave u votuan veçmas në Kuvendin e Kosovës, duke krijuar dilema mbi përputhshmërinë me Kushtetutën dhe me Rregulloren e Kuvendit. Ekspertët ngrenë pikëpyetje për ligjshmërinë e këtij veprimi, derisa çështja mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese dhe të zgjasë edhe më tej në procesin e konstituimit të Kuvendit.