Arrestimi i zyrtarit serb: Çfarë dihet dhe çfarë mund të ndodhë me të?
Your browser doesn’t support HTML5
Deklaratat e zyrtarit serb, Igor Popoviq, në përvjetorin e vrasjes së disa serbëve dhe romëve në Hoqë të Madhe sollën pasoja të menjëhershme. Ai u arrestua në kufi me Serbinë dhe u dërgua në paraburgim për 30 ditë, pasi autoritetet e Kosovës e akuzuan për nxitje të urrejtjes dhe të përçarjes etnike. Popoviq e quajti UÇK-në "organizatë terroriste" - deklaratë që, sipas Kodit Penal të Kosovës, mund të kushtojë deri në 8 vjet burgim. Rasti shkaktoi reagime në Serbi dhe tensionoi më tej marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.