Një shekull më parë, vija bregdetare e Rumanisë ishte një destinacion pushimi i mbushur me xhevahire arkitekturore që u quajtën "Bregu i Argjendtë" i Evropës.
Një çift duke pushuar në Eforie, Rumani, në 1959.
Pas Luftës së Dytë Botërore, vija bregdetare u hoq gradualisht nga itineraret e turistëve të huaj dhe bregdeti fqinj i Bullgarisë u bë gjithnjë e më popullor.
Një plazh në Kostinesti, Rumani.
Në verën e vitit 2019, para se pandemia e koronavirusit të "shkatërronte" turizmin, rreth 1.5 milion turistë të huaj u drejtuan në bregdetin e Detit të Zi të Bullgarisë. Në të njëjtin vit, vetëm 44.000 të huaj zgjodhën plazhet me rërë të bardhë të Rumanisë.
Një anije në brigjet e Costinestit.
Traian Badulescu, një konsulent rumun i turizmit, beson se numri i ulët i vizitorëve në plazhet e vendit të tij ka qenë rezultat i mungesës së investimeve cilësore dhe dështimit në marketing.
Një pamje mbi bregdetin Mamaia të Rumanisë gjatë lindjes së diellit.
"Grekët kanë peizazhet e tyre, mitet, ujin dhe ishujt e panumërt", tha Badulescu për Radion Evropa e Lirë.
Rumania, tha ai, “nuk e promovoi kurrë veten. Bregdeti nuk ka pasur kurrë një identitet, të paktën kur bëhet fjalë për marketing për turistët e huaj”.
Dy burra në breg të detit në Konstancë në vitin 1937 me kazinonë e famshme bregdetare të qytetit në sfond.
Badulescu beson se simboli më bindës për bregdetin e Rumanisë duhet të jetë ndërtesa e kazinosë në Konstancë, e cila dikur tërhoqi mysafirë mbretërorë dhe të pasur në Detin e Zi të Rumanisë.
Kazinoja, e cila u hap në vitin 1910, tani është e neglizhuar dhe keqmenaxhuar dhe aktualisht është e mbështjellë me skela.
Shkallët qendrore brenda kazinosë Constanta fotografuar në maj 2018.
"Është një ndërtesë spektakolare që tani po i nënshtrohet rinovimit", tha Badulesku.
"Sigurisht, pas përfundimit të rinovimit, kazinoja në Konstancë mund të jetë një emblemë e bregdetit, një pikë tërheqëse".
Pallati i Mbretëreshës Mari në Balçik, Bullgari.
Një ilustrim i qartë i mungesës së investimeve në vijën bregdetare të Rumanisë janë dy pallate të ndërtuara nga familja mbretërore rumune në plazhet e Bullgarisë dhe Rumanisë së sotme, të dyja të ndërtuara në vitet 1920.
Sot, pallati në Balçik, Bullgari (sipër), është një thesar arkitektonik që tërheq dhjetëra mijëra vizitorë çdo vit.
Pallati i Mbretëreshës Mari në Mamaia, Rumani.
Pak më shumë se 100 kilometra në veri të Balçikut, në vendpushimin rumun në Mamaia, pallati i paraqitur më lart ishte dikur një ndërtesë elegante, por sot është kryesisht i rrënuar.
Një burrë lyen një shtrat plazhi pa vizitorë në Navodari, Rumani.
Badulescu theksoi se Bullgaria ka një sezon veror pak më të gjatë se Rumania dhe vija bregdetare e saj për notim është gati tri herë më e gjatë, por tha se plazhet e Rumanisë thjesht presin të zbulohen.
“Bregu rumun, të paktën vitet e fundit, është zhvilluar shumë dhe ofron shumë atraksione që thjesht nuk janë promovuar”, tha ai.